Ballina Lajme Një tjetër vaksinë anti-COVID/ Novavax tregon se është 89.3 % efektive ndaj...

Një tjetër vaksinë anti-COVID/ Novavax tregon se është 89.3 % efektive ndaj variantit të ri të virusit

Një vaksinë e re kundër Covid, Novavax ka treguar se është efektive ndaj virusit në masën 89.3%.

Vaksina Novavax është e para që tregon se është efektive kundër variantit të ri të koronavirusit të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar, tha redaktori mjekësor i BBC Fergus Ualsh.

Kryeministri mirëpriti “lajmin e mirë” dhe tha se ekspertët e mjekësisë në Mbretërinë e Bashkuar tani do të vlerësojë vaksinën, shkruan BBC.

foto galeri

Mbretëria e Bashkuar ka siguruar 60 milion doza të vaksinës ndaj Covid-19. Dozat pritet të dorëzohen në gjysmën e dytë të këtij viti, nëse miratohen për përdorim nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore tha qeveria.

Vaksiina  Novavax dëshmoi të jetë 89.3% efektive në parandalimin e Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar.

Në pjesën e Afrikës së Jugut, ku shumica e rasteve ishin varianti i Afrikës së Jugut të virusit, vaksina ishte 60% efektive, midis atyre që nuk kanë HIV.

Stan Erck, shefi ekzekutiv i Novavax, tha se rezultatet nga eksperimenti në Mbretërinë e Bashkuar ishin “spektakolare” dhe “aq të mira sa mund të shpresonim”, ndërsa efikasiteti në Afrikën e Jugut ishte “mbi pritjet e njerëzve”.

Britania e Madhe ka miratuar deri më tani tre vaksina të koronavirusit për përdorim urgjent – një nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca, një tjetër nga Pfizer dhe BioNTech dhe një i tretë nga firma mjekësore Moderna.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Behgjet Pacolli ia siguron “parkingun” aeroplanit të tij në Aeroportin e Prishtinës

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, është bërë me hangar personal për aeroplanin e tij privat. Lajmin e ka bërë...

Freedom House: Shqipëria, Kosova pjesërisht të lira

Organizata Freedom House arriti në përfundimin se në vitin 2020 aktorët autoritarë u bënë më të guximshëm, ndërsa demokracitë më të mëdha...

Çfarë është pasaporta e BE-së për vaksinim?

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka thënë këtë javë se Komisioni Evropian do të prezantojë një propozim, më vonë...

KQZ-ja mund të shpallë sot rezultatet përfundimtare

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka lënë të hapur mundësinë që të mërkurën të përmbyllet gjithë procesi i...