Një shqiptar dhe 3 emra të tjerë

Sport

Diego Godin do të largohet pas vetëm një sezoni tek Inter dhe gjasat më të mëdha jënë që ai të rikthehet në Spanjë, ku e pret Valencia.

Klubi zikaltër ka nisur nga puna për të gjetur një zëvendësues dhe sipas mediave pranë klubit zikaltër, janë plot 4 emra që janë në listë. I pari është Jan Vertonghen, të cilin i përfundon kontrata në fund të sezonit me Tottenham dhe do të jetë një lojtar i lirë.

I dyti është lojtari i Kombëtares tonë, Marash Kumbulla, për të cilin ka shumë ekipe në garë së bashku me Interin. Gjithashtu, problemi qëndron edhe te Verona që kërkon të paktën 25 milionë euro për të.

Në listë janë edhe Izzo e N’Dicka. Mbrojtësi italian duket një objektiv i arritshëm, ndërsa për talentin francez, situata paraqitet gati-gati njësoj si Kumbulla, pasi për të interesohen disa klube dhe çmimi i tij është 20 milionë euro. Këta janë edhe 4 emrat në listën e Marottës.