Një shërthimi i fuqishëm tronditi qytetin e Tiranës

Shqipëri

Qytetarët e Tiranës sot janë bërë dëshmitarë të një shpërthimi të fuqishëm pak minuta më parë, i cili tronditi edhe godinat, shkruajnë mediat shqiptare.

Sipas policisë së Shqipërisë, thuhet se shpërthimi, burimi i të cilit nuk dihet ende, është raportuar edhe në polici si i tillë nga qytetarët e shqetësuar.

Deri më tani nuk dihet se çfarë ka ndodhur dhe siç mësohet, policia është duke kërkuar për burimin e shpërthimit, i cili është ndjerë në të gjithë qytetin.