Një profesor historie, shembull për profesor të tjerë!

Lajme Lugina

Gëzim Selimi, profesor historie me disa nxënës në kuadër të njësisë mësimore “Monumentet e trashigimisë kulturore nga koha e Perandoris Osmane” të shkollës fillore “Migjeni” , vizitoi Xhaminë dhe Mejtepin në fshatin Zarbincë Malësia e Bujanocit.
“U takuam me Imamin e Xhamisë Samir Jakupi, na njoftoi rreth historikut dhe funksionimit të Xhamisë.
Deri në muajin mars të këtij viti ishte Imam i ndjeri Mullah Mefail Ramadani (djali i axhës) i cili nuk e mbylli derën e Xhamisë as në kohët më të vështira por edhe kontribues i shumë iniciativave me qëllim përmirësimin e jetës së banorëve të Malësisë.
Pas faljes së namazit të Xhumas bashk me nxënësit vizituam edhe objektin ku ishte i ndërtuar Mejtepi nga viti 1904 në kohën e P.Osmane, në fillim mësimi zhvillohej me shkronja të gjuhës arabe , nxënësit përgatiteshin për shkollim në Medresën e Shkupit dhe të Prishtinës.
Në vitin 1945-46 , pas Luftës së Dytë Botërore filloi të punoj si shkollë shqipe deri në vitin 1981 shërbeu si shkollë qëndrore e Malësisë.
Shpresoj që një ditë ky objekt i kujtimeve tona të rindërtohet dhe të shërbej si një muze që mos të harrohet e kaluara jonë ku mësuan të parët tanë.”