Një popull, dy modele

Lajme Shqipëri

Në 25 Qershor 1950 nisi lufta mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut. Lufta zgjati deri në 27 Korrik 1953.

Kufiri mes dy koreve u vendos paraleli 38.

I njëjti popull. Dy shtete. Dy filozofi politike. Dy sisteme ekonomike. Dy qasje ndaj lirisë.

Të dyja e nisën në 1960 me 79 dollarë për frymë të ardhurat vjetore.

Sot, pas 60 vitesh Koreja e Veriut i ka të ardhurat mesatare vjetore për frymë 1300 dollarë, ndërsa Koreja e Jugut 30 000 dollarë.

Koreja e Veriut një nga vendet më të varfëra në botë, ndërsa Koreja e Jugut ekonomia e 10 e botës.

Koreja e Veriut është vendi më i izoluar i botës, ndërsa Koreja e Jugut në 5 vitet e fundit para pandemisë kishte një mesatare prej 15-17 milion turist të huaj në vit.

Koreja e Veriut vendi i censurës, ndërsa Koreja e Jugut vendi i njerëzve të lirë.

Koreja e Veriut pordhon varfëri, Koreja e Jugut prodhon Samsung-un, LG, Hyunday, Kia motors.

Është çështje vizioni, lidershipi dhe vullneti. Lum popujt që gjejnë fuqinë të udhëhiqen nga rruga e drejtë dhe vlerat!