Një pandemi serioze ka përfshinë globin, quhet virusi PROPAGANDA

Lugina

Vaksina…

Një pandemi serioze ka përfshinë globin. Quhet virusi PROPAGANDA. Po prek miliarda njerëz në të gjithë planetin çdo ditë.
Virusi Propaganda është një patogjen me bazë neuro-linguistike, i krijuar nga njerëzit si një armë biologjike për kontrollin e mendjes. Eshtë gjuhë, simbole kulturore, meme të krijuara për të manipuluar masat drejt një këndvështrimi të veçantë në mënyrë që të kontrollojnë opinionet dhe sjelljen. Virusi transmetohet përmes të gjitha formave të komunikimit mediatik dhe është veçanërisht i përhapur gjatë sezonit politik.
Virusi Propaganda përhapet duke i detyruar të tjerët të pranojnë një propozim pa sfidë logjike, faktike ose gjyqësore dhe të veprojnë në shërbim të besimeve fallco; duke anashkaluar përgjigjen kritike në favor të reagimit emocional. Përsëritja e sugjestionit është një nga mjetet më efektive që përdor virusi për të infektuar masat.
Të prekurit mund të pësojnë humbje të aktivitetit personal dhe mendimit racional, të pavarur, i cili mund të çojë në urrejtje, mendim delusional, depresion të rëndë, paqëndrueshmëri ekstreme emocionale, dhe në disa raste agresion vdekjeprurës ndaj vetvetes dhe të tjerëve. Që nga futja e internetit dhe mediave sociale, virusi Propaganda tani mund të përhapet me shpejtësine e zjarrit nëpërmjet valëve ajrore ne të gjithë komunitetin global në kohë reale.
Virusi Propaganda është shumë ngjitës dhe mund të mbijetojë i pazbuluar në trurin e njeriut i maskuar si bindje personale. Mbroni sistemin tuaj imunitar përmes një krijimi të aftësive të të menduarit kritik. Mos konsumoni dhe shpërndani media nga burime të njëanshme me një axhendë dhe lani trurin tuaj çdo ditë me meditim ndërsa kultivoni një qëndrim pozitiv mendor pasi negativiteti, frika, shqetësimi dhe stresi është një terren për infeksion.
Nëse besoni se jeni infektuar nga virusi Propaganda ndaloni të konsumoni media masive menjëherë, përkëdhelni një qen ose mace dhe konsumoni një dozë të shëndetshme të natyrës derisa frika të qetësohet dhe qartësia racionale të rikthehet. Gjithcka eshte mire. 100% e atyre që e lexojnë këtë do të vdesin, eventualisht. Ndërkohë këshillohet që të jetoni të lumtur dhe të përhapni dashurinë në vend të frikës.
Faleminderit!

Donna Trousdale, M.A Psikologe Linguistike