Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Tregun e Gjelbër

Kosova




Ditën e djeshme në Mitrovicë ka ndodhur një vrasje në Tregun e Gjelbër të qytetit, ku si pasojë e një konflikti të çastit një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, ndërkaq i dyshuari për këtë rast është ndaluar me urdhër të prokurorit.

Sot, me datë 18 prill 2021, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, caktimin e paraburgimit për të ndaluarin Sh.A., pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në seancën dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit, të mbajtur para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej një (1) muaji.