Ballina Lajme Kosova Një i mitur vdes pasi u ther me thikë në Prizren

Një i mitur vdes pasi u ther me thikë në Prizren


Një i mitur ka ndërruar jetë si pasojë e një përleshje me thika në rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren.
“Me datën 18 janar 2021 rreth orës 10:10, ne rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren, pas një përleshje ndërmjet pese personave te mitur, njëri nga të miturit i dyshimtë e ka goditur viktimën L.B me mjet të prehtë përkatësisht thikë duke i shkaktuar lëndime serioze që për pasojë viktima ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë mjeku kujdestar i emergjencës i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Policia dhe prokurori i shtetit se bashku me forenzikën kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë kryer edhe ekzaminimin e vendit të krimit. Viktima me urdhër të prokurorit dërgohet për obduksion në IML Prishtinë. Rasti është duke u hetuar nga njësia hetimeve rajonale në Prizren”, thuhet në komunikatën e dërguar nga policia e Kosovës, njofton Klan Kosova.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Në këtë ditë, para nëntë vitesh Messi u bë lojtari i parë që shënoi pesë gola në një ndeshje në Ligën e Kampionëve

Një Lionel Messi i pandalshëm bëri historinë duke u bërë lojtari i parë ndonjëherë që shënoi pesë gola në një lojë të...

Vuçiqi në presion, thotë se është në pozitë të pashpresë sepse po i kërkohet ta njoh pavarësinë e Kosovës

***Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia është në një situatë shumë të vështirë në lidhje me Kosovën, dhe shtoi se...

Ndjehen lëkundje tërmeti në pjesën perëndimore të Maqedonisë

Tërmet me intensitet me magnitudë tre sipas shkallës së Rihterit është ndjerë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:43 në rajonin e Dibrës,...

Foto e jashtëzakonshme, fotografi kap “anijen në fluturim”

Imazhi i asaj që duket si një anije fluturuese është rezultat i një iluzioni të rrallë optik në brigjet e Anglisë.David Morris...