Një grua postoi letrën për djalin e saj të vogël dhe nënat nuk po i mbajnë do lotët!

Shkencë & Teknologji Showbiz

Më fal biri im dhe faleminderit!

Por ndonjëherë lodhja bën shaka të hidhura me mua dhe midis të dua shumë zemra ime e vogël më shpëton edhe ndonjë fjalë e tipit “Epo mjaft tani se më lodhe”, për të vrapuar 5 minuta më pas drejt teje duke qarë dhe duke u ndier më e keqja e botës! 😢😢 E sërish shkoj të qajë edhe më tepër fshehurazi. Ai vrapon drejt meje me buzëqeshjet e çiltra e pa inate përbrenda.

Ai vrapon drejt meje sikur do të thotë “Mjaft mami u inatose, hajde të luajmë tani”. Të pakten tani për tani ai këtë më lë të kuptoj, ndërsa unë përbrenda mendoj se mëmësia është diçka e bukur, se unë si nënë ndonjëherë jam shumë e ëmbël, por ndonjëherë edhe shumë e hidhur 😞 dhe kjo më trishton, me vr*et përbrenda.

Pas buzëqeshjeve të tij mua sërish me ngel faj brenda vetes dhe vazhdoj t’i kërkoj falje duke e parë në sy, ndërsa ai këndon këngën e tij me fjalët ende të pashqiptuara si duhet.

E unë di vetëm që e dua shumë, por ndonjëherë kjo dashuri nuk mjafton, ndonjëherë lodhja më mund, humori më tradhëton, dhe pastaj kuptoj se ai nuk ka asnjë faj!

Është bukur të jesh nënë dhe për këtë nuk kam dyshim! Por është edhe e vështirë dhe këtë nuk mund ta mohoj, e gjithsesi mendoj se ti çdo ditë bën diçka që të më fshish si me magji lodhjen, mërzinë, pafuqinë.