Ngjarje e tmerrshme në Paris, Leonardo dhe Pochettino detyrohen ta zëvendësojnë Di Marian, pasi sa po luante ai hajdutët i kindapojnë familjen

Sport

Angel Di Maria nuk do ta harrojë kurrë natën e 14 marsit dhe ndeshjen mes Paris Saint Germain dhe Nantes.
Sulmuesi argjentinas ditë më parë vazhdoi kontratën me Parisin edhe për një vit tjetër, por atij i ka ndodhur një ngjarje e rëndë.

Ishte minuta e 62-të e ndeshjes kur argjentinasi u zëvendësua dhe krejt kjo erdhi pasi një gjë të tillë drejtori sportiv ia kërkoi trajnerit Pochettino.

Leonardo ishte njoftuar nga policia franceze se në shtëpinë e Di Marias ishin futur hajdutët sa po zhvillohej ndeshja PSG – Nantes (1-2).
Të armoatosur deri në dhëmbë, hajdutët përveç që kanë marrë gjëra të çmuara nga shtëpia e argjentinasit ata kanë kindapuar edhe gruan e tij dhe dy vajzat.

Menjëherë pasi ka lëshuar fushën, Di Maria është takuar me trajnerin Pochettino dhe drejtorin sportiv Leonardo të cilët i kanë shpjeguar ngjarjën që i ka ndodhur në shtëpi.

Mediat franceze kanë raprotuar se me ngjarjen po merret policia, derisa deri më tani Di Maria ende nuk është bashkuar me gruan dhe vajzat e tij të cilat janë të kindapuara.
Kjo nuk është hera e parë që futbollistët janë cak i hajdutëve. /Telegrafi/