Ballina Lajme Kosova Nga sot testohen pacientët të cilët u izoluan 14 ditë në Qendrën...

Nga sot testohen pacientët të cilët u izoluan 14 ditë në Qendrën e Studentëve

Që nga data 13 mars në Kosovë u konfirmuan rastet e para me COVID-19.

Si pasojë e kësaj, Qeveria e Kosovës u desh të ndërmarrë një sërë masash në mënyrë qët ë parandalojë përhapjen sa më të madhe të këtij virusi.

Ndër vendimet e marra nga Qeveria ishte edhe vendosja e qytetarëve të kthyer nga vendet e huaja në karantinë, masë kjo që shumë prej vendeve të huaja nuk e kanë aplikuar.

Vendosja e tyre në karantinë tek Qendra Studentore në Prishtinë nisi me datën 19 mars kurse deri më tani aty janë vendosur 493 persona.

Me rekomandim të bërë nga mjekët e Mjekësisë Familjare tek konviktet janë liruar për vetizolim 53 persona, në QKUK janë transferuar dy persona prej të cilëve vetëm njëri ka rezultuar pozitiv për COVID-19, duke vazhduar kështu trajtimin në Klinikën Infektive.

Tani për tani në karantinë janë 438 persona, ndërsa prej sot pritet të fillojë testimi i atyre që kanë kaluar më shumë se 14 ditë në karantinë dhe fillon largimi i tyre prej aty.

“Deri të shtunën duhet të testohen 145 raste, ata do të lëshohen në shtëpi në vetizolim edhe 14 ditë tjera.E gjithë kjo punë ështe realizuar nga Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga MSH e perkrahur nga shumë ministri të qeverisë!Menaxhimi i gjithë këtyre njerëzve do të ishte i pamundur pa punën e palodhshme të stafit të Qendrës së Studentëve,Policisë së Kosovës, ekipeve mjekësore të Mjekësisë Familjare, ekipeve të palodhshne të IKSHPK, dhe një numri të madh të vullnetarëve.#rriNshpi#mbrojeveten#mbrojfamiljen#mbrojpopullin”, thuhej tutje në njoftim.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Publikohet fotografi e rrallë e Adem Jasharit me shokët në shkollë

Ramadan Kaqkini është njëri ndër shokët dhe bashkëmoshatarët e Adem Jasharit. Shoqëria e tij me komandantin legjendar filloi në vitin 1972 atëherë...

Adem Jashari, simboli i pavarësisë së Kosovës

Në përleshjet që vazhduan deri më 7 mars, forcat serbe masakruan mbi 50 anëtarë të familjes Jashari dhe mysafirët e tyre, në...

Barku i fryrë dhe i fortë: Të gjitha shkaqet, simptomat dhe si ta parandaloni atë

Nuk është gjithmonë e lehtë të bësh një diagnozë nëse nuk shoqërohet me simptoma të tjera dhe ekziston një tendencë për ta...

14 komuna në zonë të kuqe në situatën me COVID-19

Gjithsej 14 komuna bëjnë pjesë në zonën e kuqe sipas kategorizimit të ri nga Ministria e Shëndetësisë.Nga sot e deri më 12...