Ballina Lajme Nga pagat për mjekët, tek ilaçet / PD prezanton planin për shëndetësinë

Nga pagat për mjekët, tek ilaçet / PD prezanton planin për shëndetësinë



Nga pagat për mjekët, tek ilaçet / PD prezanton planin për shëndetësinë
Pas planit ekonomik, tashmë ishte radha e shëndetësisë. Kryetari i PD-së prezantoi këtë të hënë planin që selia blu ka menduar për sistemin shëndetësor. Basha tha se për këtë plan është punuar me ekspertët më të mirë dhe do të ndryshojë Shqipërinë. “Plani është serioz dhe i zbatueshëm”, tha Basha.

Sipas kryedemokratit, synohet që të ndërtohet një sistem model për të gjithë rajonin. Basha u angazhua për uljen e tarifave në mënyrë të ndejshme.

Por cilat janë disa prej pikave të planit të PD-së?

Basha tha se synohet që pacienti të vendoset në qendër të sistemit. Ai u shpreh se njerëzit do të zgjedhin vetë mjekun apo spitalin ku duan të mjekohen. Nga ana tjetër edhe spitalet do të vetëorganizohen dhe do të fitojnë vetëautonomi.

Sa i përket pagave, Basha tha se do të jenë dinjitoze për mjekët dhe infermierët. “Paga e infermierëve do të bëhet 700 Euro dhe e mjekëve 1200 Euro”, tha Basha.

Ndër të tjera është menduar hapja e një fakulteti të ri mjekësor. Sa i përket ilaçeve, kryetari i opozitës tha se do të ushtrohen kontrolle të plota që të shiten vetëm ato që kanë standardet e BE-së. Për rimbursimet, Basha tha se do të bëhen sipas diagnozës.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Erdoğan: Plani i veprimit për të drejtat e njeriut do të zbatohet brenda një periudhe 2-vjeçare

Erdoğan në lidhje me Planin e veprimit për të drejtat e njeriut: Është përgatitur për t'u zbatuar brenda një periudhe 2-vjeçare.Erdoğan: Plani...

KQZ ka një njoftim shumë të rëndësishëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka nisur numërimi i votave me postë.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se...

Hallat dhe tezet i duan nipërit dhe mbesat njësoj si fëmijët e tyre

Tezet i trajtojnë nipërit e mbesat njësoj si fëmijët e tyre dhe nuk është e vështirë të futesh në një situatë të...

Osmani flet pas takimit me Lajçak: S’do të lejoj që të negociohet me kufijtë e Kosovës. Me Serbinë të trajtohemi si shtete të barabarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur një konferencë për mediat pas takimit me të dërguarin e BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirsolav...