Nga nesër do ta keni të vështirë bartjen e mbi 10 mijë eurove kesh në Kosovë, ja rregullat e reja

Kosova

Rregulla të reja për kontrollimin e parave të gatshme dhe vlerave që hyjnë dhe dalin nga BE do të hyjnë në fuqi nesër.
Të gjithë udhëtarëve që hyjnë ose dalin nga territori i BE-së do t’u kërkohet të plotësojnë një deklaratë parash kur mbajnë 10,000 € ose më shumë në një monedhë ose ekuivalent në monedha të tjera, si dhe në mjete të tjera pagese të tilla si çeqet e udhëtarëve ose kambialët.



Pra, secili person që ka mbi 10 mijë euro, duhet ta ketë dokumentin autorizues zyrtar që tregon origjinën e parave, tërheqjen e tyre, dhe arsyen e përdorimit, shkruan Indeksonline.
Komisioni Evropian deklaron se rregulli i ri është pjesë e përpjekjeve të BE në luftën kundër pastrimit të parave dhe burimeve të financimit të terrorizmit, shkruan Indeksonline.
Përgjegjësinë për kontrollimin e parave me shifra mbi 10 mijë euro do ta kenë autoritetet doganore të cilat nga nesër do të kenë kontrolla më të rrepta dhe më të detajizuara.
Rregullat e reja do të sigurojnë që autoritetet kompetente dhe njësia kombëtare e inteligjencës financiare në secilin shtet anëtar të kanë informacionet e nevojshme për të monitoruar lëvizjet e parave në shtetin përkatës./Indeksonline/