Neymar pranë rinovimit me PSG, braziliani zbulon edhe dy dëshira

Sport

Neymar Jr është i lumtur te Paris Saint Germain madje është i gatshëm të rinovojë kontratën me kampionët e Francës.

Në një intervistë ylli brazilian zbuloi se do të firmosë shumë shpejt kontratën e re me parizienët, ndërsa vuri në duke edhe një dëshirë të tijën atë për të patur shok skuadre Lionel Messin sezonin e ardhshëm këtë herë te PSG, ndërkohë që foli edhe për objektivat me Parisin në këtë sezon.
“Unë motivohem nga fitoret që kam arritur në karrierën dhe jetën time. E di se çfarë do të thotë të fitosh Champions League. Dua të luaj një tjetër finale me PSG, jam i bindur që një gjë e tillë do të ndodhë.
E ardhmja? Nuk ia dal të shoh shumë ndeshje të Premier League, por më kanë treguar se atje luhet një futboll shumë fizik, njësoj ndodh edhe në Francë“, deklaroi Neymar./TopChannel