Ballina Lajme Kosova Nëse VV fiton zgjedhjet, ja posti që do të ketë Vjosa Osmani

Nëse VV fiton zgjedhjet, ja posti që do të ketë Vjosa Osmani


Nëse VV fiton zgjedhjet, ja posti që do të ketë Vjosa Osmani
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti paralajmëroi se Vjosa Osmani do të jetë Presidente e Kosovës nëse ata do të fitojnë zgjedhjet e shkurtit.

“Sot kur na ndajnë një muaj nga zgjedhjet e reja jemi të gëzuar dhe kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se do të garojmë bashkë në një zyrë. Presidentja në detyrë dhe unë ish-kryeministri do të na gjeni në të njëjtin vend dhe të njëjtin qëllim”, tha Kurti duke thënë se të shtunën e dorëzojnë listën.

Kurti e riktheksoi mesazhin e tij duke e quajtur Osmanin “presidente në detyrë që duhet të rilegjitimohet” duke theksuar kështu që ai do të jetë kryeministër dhe ajo presidente e ardhshme.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Osmani, e cila tha se presidentja e vendit do të duhet të marrë konsensusin e qytetarëve.

“Kemi presidenten në detyrë që duhet të rilegjitimohet. 14 shkruti duhet të jetë një referendim. Qytetarët na njohin e dinë kush jemi dhe për këtë duhet të abshkëpunojmë. Lista do të dorëzohet të shtunën siç e kërkojnë afatet e procedurës përkatesë”, u shpreh Kurti.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Nga e diela, mos ia mësyni Gjermanisë pa test PCR për Covid-19

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar për rregullat e reja të cilat vlejnë për personat që ia mësyjnë Gjermanisë.Përmes një njoftimi, nga...

KQZ nuk certifikon listat e Vetëvendosjes dhe NISMA-s

Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka filluar të shqyrtojë veç e veç listat e kandidatëve të subjekteve politike.KQZ nuk ka certifikuar listat e...

Mësimdhënësit do të marrin edhe pagën e 13’të duke filluar nga viti 2023

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka njoftuar se sot do të nënshkruhet kontrata kolektive në fushën e arsimit.Hoti ka thënë se janë...

Forca të shtuara të policisë para KQZ-së, Sami Kurteshi kërkon sqarime

Gjatë kohës sa Komisioni Qendor i Zgjedhjeve (KQZ) po mban mbledhjen e radhës, ku po diskutohet për certifikimin e subjekteve politike dhe...