Ballina Lajme Kosova Nenad Rashiq: “Shumë herë kam menduar që ta lë politikën – Kjo...

Nenad Rashiq: “Shumë herë kam menduar që ta lë politikën – Kjo është tentim vrasje, nuk është rrahje mes adoleshentësh”

Politikani serb, Nenad Rashiq, ka rrëfyer për gjendjen shëndetësore të djalit të tij, pasi ky i fundit ka qenë cak i një sulmi fizik nga një grup i përbërë prej 30 personave.
Rashiq ka thënë se djali i tij është mirë, derisa ka treguar se do ta dërgojë tek dentisti për të parë se çfarë mund të sanohet, nëse është e mundur.

“Djali është mirë. E kam dërguar në shtëpi, dhe nesër do të ketë kontrolla të më tejshme. Do të shkojmë tek dentisti të shikojmë se çfarë mund të sanohet nëse është e mundshme”, ka thënë Rashiq të hënën në Kallxo të Jeta Xharrës.
Rashiq ka thënë se personat që e kanë sulmuar, përveç boksave të hekurit kanë pasur edhe çekiçë dhe thika.
Ai tutje thotë se s’ka pritur që fëmijët të paguajnë çmimin për rreshtimin ideologjik të prindërve.
Rashiq ka thënë se ka menduar që ta lë politikën, meqë thotë se prej që ka dalë Lista Serbe është duke mbijetuar.
“Ajo që po më irriton më së shumti është që unë po mbijetoj që tetë vjet. Prej momentit që ka dalë Lista Serbe. Asnjë proces që kemi iniciuar në Prokurori s’ka pasur epilog. Unë shumë herë kam menduar që ta lë politikën. Unë nuk e di deri ku është kufiri. A duhet të humb fëmijën dikush”, ka potencuar politikani serb.
“Kjo është tentim vrasje, nuk është rrahje mes adoleshentësh”, ka theksuar Rashiq.
Mekuli

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Në këtë ditë, para nëntë vitesh Messi u bë lojtari i parë që shënoi pesë gola në një ndeshje në Ligën e Kampionëve

Një Lionel Messi i pandalshëm bëri historinë duke u bërë lojtari i parë ndonjëherë që shënoi pesë gola në një lojë të...

Vuçiqi në presion, thotë se është në pozitë të pashpresë sepse po i kërkohet ta njoh pavarësinë e Kosovës

***Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia është në një situatë shumë të vështirë në lidhje me Kosovën, dhe shtoi se...

Ndjehen lëkundje tërmeti në pjesën perëndimore të Maqedonisë

Tërmet me intensitet me magnitudë tre sipas shkallës së Rihterit është ndjerë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:43 në rajonin e Dibrës,...

Foto e jashtëzakonshme, fotografi kap “anijen në fluturim”

Imazhi i asaj që duket si një anije fluturuese është rezultat i një iluzioni të rrallë optik në brigjet e Anglisë.David Morris...