Në Skënderaj po vazhdon dezinfektimi në të gjitha shkollat

Kosova

Në Komunën e Skënderajt po vazhdon dezinfektimi në të gjitha shkollat.

Kjo po bëhet me qëllim parandalimin e koronavirusit, shkruan Jashari në Facebook.

Postimi në Facebook:

Po vazhdon dezinfektimi në të gjitha shkollat e komunës së Skenderajt

Me qëllim të parandalimit të infeksionit COVID-19, Komuna e Skenderajt kanë nisur dezinfektimin e të gjitha objekteve shkollore.

Dezinfektimi është bërë në çerdhe, shkollat fillore dhe të mesme të komunës.

Në kuader të zbatimit të masave parandaluese në funksion të mbrojtjes nga korona virusi, Komuna e Skenderajt ditë më parë ka bërë edhe dezinfektimin e të gjitha hyrjeve të banesave të qytetit, rrugeve kryesore, objekteve shëndetësore, të sigurisë etj.

Ky aksion do të vazhdojë deri sa të përfundojë dezinfektimi në të gjithë territorin e Komunës së Skenderajt.