Ballina Lajme Bota Në Rusi po zhvillohet beteja kundër erërave të fuqishme, ato po godasin...

Në Rusi po zhvillohet beteja kundër erërave të fuqishme, ato po godasin me shpejtësi prej 136 km/h – qytetarët mezi po mund të ecin rrugëve

Banorët e qytetit rus Vladivostok, këto ditë janë duke testuar aftësitë e rezistencës nga erërat e forta që fryjnë me 136 kilometra në orë, kanë bërë të ditur meteorologët rusë.
Fillimisht ishin të reshurat e shiut që ngrinë tokën, më pas rrugët u shndërruan në terren për patinazh, e erërat e forta vetëm sa ua kanë vështirësuar jetën qytetarëve rusë, transmeton Telegrafi.
Erërat janë aq të forta sa që veturat e parkuara lëviznin, kurse organet kompetente kishin shumë punë. Përveç kësaj, shoferët për shkak të akullit as që kanë mundur të vozisin, kryesisht rrëshqisnin.
Në një video të filmuar shihen një numër i objekteve montuese përplasen nëpër vetura. Në anën tjetër autoritetet lokale kanë bërë të ditur se ende nuk kanë bërë vlerësimin e dëmeve materiale, por dihet se të paktën 60 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësorë për shkak të lëndimeve në akull. /Telegrafi/

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Boban Iliç u dorëzua në burg

Brenda afatit ligjor që Gjykata Themelore e Kumanovës e mori që i dënuari për shkeljen për vdekje të Almirit 4 vjeç, Boban...

Shkon në mbi 70 mijë numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 2.886 mostra të dyshuara me COVID-19

Erdoğan: Plani i veprimit për të drejtat e njeriut do të zbatohet brenda një periudhe 2-vjeçare

Erdoğan në lidhje me Planin e veprimit për të drejtat e njeriut: Është përgatitur për t'u zbatuar brenda një periudhe 2-vjeçare.Erdoğan: Plani...

KQZ ka një njoftim shumë të rëndësishëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka nisur numërimi i votave me postë.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se...