Në Qeverin ,,Rama 3”, me priorite do të duhej të emërohen ministra nga Çamëria, Lugina e Ulqini

Kosova Lajme Shqipëri


Shkruan: Refik HASANI


Rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit të muajit të kaluar pasi nxorri Partin Socialiste të Shqipërisë fitues, e që kryetar i saj është Edi Rama dhe cili sigurisht do të formon kabinetin Qeveritar ,,Rama 3”. Mjaftë ështëshkruar dhe është lakuar emri ish-Ambasadores së Kosovës në Amerikë, zonjës Vlora Çitaku, për Ministre në qeverin ,,Rama 3’’.



Në kabinetin Qeveritar ,,Rama 3”, më parë dhe me prioritet do të duhej të jen pjesë e këtij kabineti figura e personlitete që vijn,si:

– Shqiptarët ngaÇamëria dhe Greqia,

– Shqiptarët nga krahina shqiptare e mbetur padrejtësisht nën adminstrimin e Serbisë,

– Shqiptarët ngaMali i Zi,

– Shqiptarët nga Maqedonia Veriore,por duke mos harruar asnjëherë ,

– Shqiptarët nga diaspora, e veçmas nga Turqia, Evopa dhe Amerika.

Shqiptarët që po asimilohen, por diskriminohen e po dëbohennga këto hapsira do të duhej të përfaqësohen dhe të jen pjesë e kabinetit Qeveritar ,,Rama 3”.

Dy Parlamentet, dy Qeverit dhe dy Presidencat do të duhej ndërruar formën e diskursit për bashkëpuinim të përbashkët. Dhe emërimi i një figure, apo sikur të jetë edhe personalitet i kulturës, shkencës, artit etj, nuk do të ndihmon frymën e bashkëpunimit që ka munguar dhe që nuk është kultivuar.

Emërimi i ndonjë ish-ministri nga qeveria e Kosovës, apo ndonjë emër tjetër, sikur të emërohet edhe ish-Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, apo edhe ish-Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, që është edhe Kryetar i AAK-ës, nuk do të ndikonte, nuk do të pasuronte kabinetin Qeveritar ,,Rama 3”.



Në kabinetin Qeveritar ,,Rama 1” dhe kabinetin Qeveritar ,,Rama 2” dhe nga Republika e Kososvës ishin në cilësin e këshilltarëve politik Shkëlzen Maliqi dhe Baton Haxhiu, por që nuk ka prodhur diçka përveqë arsyetimeve e përpjekjeve të dështuara për ndarje të Kosovës.



Dihet mirëfili jan mbajtur takime të përbashkëta të qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë dhe nuk kan prodhur ndonjë rezultat, kësaj çështje t’i kushtoj vëmendje Qeveria ,,Rama 3’’.



Qeveria ,,Rama 3’’, do të duhej fikusuar në mbrojtje, të drejtave individuale dhe kolektive në Greqi, Serbi, Mali i Zi, Maqedonia Veriore,diasporën që tani sikur ështëharruar nga dy qeverit e kaluara.