Në Preshevë u ndanë 10 Çertifikata për kursantet që vijuan kursin profesional dhe intenziv në profilin e rrobaqepsisë

Lajme Lugina



Kursi profesional i rrobaqepsisë i finansuar nga “ TIKA” , Rep.Turqisë dhe i mbështetur nga komuna Preshevës duke u implementuar nga OJQ Vizioni për zhvillim dhe kooperim për të tretin vitë me rradhë vazhdon ta realizoj projektin ” Aftëtsimi profesional në profilin e rrobaqepsisë , ku dhe sot u ndanë Çertifikatat për 10 kursante që vijuan kursin profesional të rrobaqepsisë,
i cili është një projekt afategjatë dhe gjatë implmentimit do të aftësohen një numër i madhë grave dhe vajzave në këtë profesion.

Motoja e projektit “ Për një grua të avansuar dhe profesionale “ gjithashtu ka për
qëllimim edhe orjentimi i gruas në karier profesionale , aftësimi profesional në sektorin e tekstilit pra të rrobaqepsisë ,ngritja e kapaciteteve të gruas përmes pjesëmarjes ,përgaditja e kuadrave të reja te kualifikuara të gatshme për tregun e punës, ku në të ardhmen do të jene një fuqi punotre e re në komunën tonë.

Disa të dhëna gjatë projektit të kursit dhe Programi që u zhvillua për kursantet në implementimin gjashtëmujor :
* Skicim figure
* Teknika të zhvillimit të prerjes industriale .
* Qepje e modelit.
* Rregullim i difekteve
* Teoria e ngjyrave
* Modelim dhe prerje për femijë.
* Modelim dhe qepje bluze.
* Modelim dhe qepje fustani.
* Modelim dhe qepje këmishe.
* Modelim dhe qepje xhakete.
* Modelim dhe qepje palltoje, etj

Gjenerata e parë u Certifikuan në Korrik të vitit 2019 , gjenerata e dytë në qershor 2020 dhe tashmë gjeneratat e tretë në vitin 2021.

Për gjeneratën e tretë të kursanteve , tash rrobaqepëse profesionale nga sot fillon një prespektivë e re , mund te fillojn punën në hapjen e bizneseve personale,
gjithashtu mund edhe të fillojnë punën ne biznese aktuale , ku përmes punës që punojn do të sigurojnë të ardhura për familjet e tyre.

Përmes ketij projekti po krijohen më shumë mundësi për qytetarët e komunës së Preshevës , sepse tash në mesin tonë kemi kuadra profesionale në lëmin e tekstilit pra rrobaqepsisë dhe në të ardhmen mund të i ftojmë kompanit prej jasht vendit nga fusha e tekstilit që të stacionohen në Preshevë , pasi që njeri ndër kriteret kryesore që një biznes të vije ne ndonjë qytet është fuqia puntore.

Gjatë 6 muajve vijimi nga kursantet OJQ Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim kemi realizuar 1 projekt
Uniforma për nxënësit e Sh.M ” Seazi Surroi” .

OJQ Vizioni për zhvillim dhe kooperim shpreh Mirënjohje dhe Faleminderim për donatorët dhe kursantet për punën vullnetare dhe për përkujdesjen e treguar për makinat qepse , të cilat do të shërbejn për gjeneratën e katërt , për të cilën do të hapim konkurs ne fund të muajit korrik 2021 , gjithashtu një faleminderim dhe Mirenjohje për Mediat e shkruara dhe elektronike të cilët janë partner kyresor të promovimit te punës dhe aktiviteteve tona e ata jane ” Rtv Aldi , rtvpresheva.com ,Departamenti , Ministria e Lajmeve ,@Lugina Press ,LuginaLajm.com , PreshevaObserver , Nacionali

Për te gjitha këto që u thanë dhe gjithë këto mundësi që po na krijohen për rininë preshevare ,u bënë të mundura me mbështetjen nga Rep e Turqisë përmes TIKA-së

Në emër të OJQ Vizioni për zhvillim dhe kooperim gjithashtu në emër të grupit të kursanteve faleminderit Rep.Turqisë dhe TIKA-së për mundësit dhe finansimin e projektit “ Kursi profesional I rrobaqepsisë”.

OJQ Vizioni për zhvillim dhe kooperim
Kryetar Shefki Jonuzi
Preshevë
28.06.2021