Ballina Lajme Bota Në Nju Jork rritet numri i të prekurve me COVID-19, të infektuar...

Në Nju Jork rritet numri i të prekurve me COVID-19, të infektuar janë më shumë se 83 mijë persona – për 72 orë numri i të vdekurve është dyfishuar

Numri i të prekurve me COVID-19 në Nju Jork është duke u rritur, në 72 orët e fundit numri i të vdekurve është dyfishuar dhe tani është 1.941.

I sëmuri i parë në Nju Jork ishte shfaqur muaj më parë, bëhej fjalë për një punonjës shëndetësor që ishte kthyer në Irani, raporton AP, duke shtuar se prej atëherë numri i të infektuarve është rritur në më shumë se 83 mijë.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka deklaruar se më shumë se 12 mijë persona janë hospitalizuar, kurse projeksionet më të reja të epidemisë nuk tregojnë ndonjë rënie as edhe këtë muaj.

“Ajo çfarë tani po presim është piku i krizës së pandemisë, që sipas të gjitha gjasave do të ndodh në fund të prillit”, ka shtuar Cuomo.

Ai pranoi se është i shqetësuar se pavarësisht thirrje për distancën sociale, qytetarët vazhdojnë të frekuentojnë palestrat.

“Përdorni hapësira të hapura siç janë parqet, shëtisni dhe rrezituni pak. Por, pa u afruar me njëri-tjetrin, me një fjalë pa kontakt të afërt”, tha ndër tjera guvernatori Cuomo.

Në tërë qytetin policia po patrullon dhe paralajmëron qytetarët që ta mbajnë distancën nga njëri-tjetri. Ndërkaq në parkun qendror të qytetit jo larg nga spitali Mount Sinai, është hapur një spital mobil me 68  shtretër, derisa anija spital është ndalur në portin e Manhattanit për të pranuar pacientë të prekur me COVID-19.

Në anën tjetër kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio, ka deklaruar se nevojiten më shumë se pesë milionë maska dhe 100 mijë rroba mbrojtëse dhe mbi 3 respiratorë – dhe atë deri në fund të kësaj jave.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Publikohet fotografi e rrallë e Adem Jasharit me shokët në shkollë

Ramadan Kaqkini është njëri ndër shokët dhe bashkëmoshatarët e Adem Jasharit. Shoqëria e tij me komandantin legjendar filloi në vitin 1972 atëherë...

Adem Jashari, simboli i pavarësisë së Kosovës

Në përleshjet që vazhduan deri më 7 mars, forcat serbe masakruan mbi 50 anëtarë të familjes Jashari dhe mysafirët e tyre, në...

Barku i fryrë dhe i fortë: Të gjitha shkaqet, simptomat dhe si ta parandaloni atë

Nuk është gjithmonë e lehtë të bësh një diagnozë nëse nuk shoqërohet me simptoma të tjera dhe ekziston një tendencë për ta...

14 komuna në zonë të kuqe në situatën me COVID-19

Gjithsej 14 komuna bëjnë pjesë në zonën e kuqe sipas kategorizimit të ri nga Ministria e Shëndetësisë.Nga sot e deri më 12...