Ballina Lajme Kosova Në mesin e 11 të infektuarve me COVID-19 nga komuna e Kamenicës,...

Në mesin e 11 të infektuarve me COVID-19 nga komuna e Kamenicës, edhe një foshnje pesë muajshe!

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, ka shkuar në 125 persona.

Mbrëmë u konfirmuan edhe 13 rastet e fundit, ku 11 prej tyre ishin nga fshati Topanicë i komunës së Kamenicës.

Por kjo nuk është e tëra, pasi i pari i kësaj komune, Qendron Kastrati bëri të ditur se shumica e të prekurve nga ky virus në këtë fshat janë të moshës së re, duke përjashtuar një person.

Më e rënda në këtë rast është se nga 11 të infektuarit është edhe një foshnje pesë muajshe.

“Në mesin e 11 personave që dolën pozitiv, është një vajzë pesëmuajshe nga Topanica e prekur me Covid -19”, tha ndër të tjerash Kastrati.

Kamenica deri para pak ditësh ishte ndër komunat e pakta pa asnjë rast të konfirmuar me COVID-19, por për shkak të mos-përmbajtjes së rregullave të vetëizolimit të një personi të ardhur nga Gjermania tani numri i të infektuarve është 11.

Përpos kësaj, ministria e Shëndetësisë së fundi bëri të ditur se janë 10 persona gjithsej që janë shëruar nga koronavirusi në Kosovë, ku katër të fundit veçse u liruan dje nga Klinika Infektive.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Testohet ulja e avionëve në Aeroportin e Kukësit

Në Aeroportin e Kukësit është kryer ditën e sotme testimi i uljes së avionëve. Ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,...

Ky lloj i kancerit është bërë më i përhapur tek njerëzit

Kanceri i gjirit është bërë kanceri me i përhapur tek njerëzit.Edhe pse njihej si sëmundje vdekjeprurëse kanceri i mushkërive, tani ky lloj...

Pyetet për Murat Jasharin, Kurti nga Shqipëria: Nuk bëjmë kompromis me presidentin, posti i takon Vjosa Osmanit

Kryetari i VV-së, Albin Kurti po qëndron në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve të Vetëvendosjes në zgjedhjet atje.Kurti në një konferencë për...

Përshëndetje nga Gjermania: Një Lajçak për Serbinë

Nga Baton HaxhiuKandidati për kryeministër, Albin Kurti, bëri shtetarin duke përkujtuar një moment mesjetar të Besëlidhjes së Madhe, të epokës së Skënderbeut....