Në Litesh të Zarbicës,do të vendoset Pllakë përkujtimore (video)

Uncategorized



Veprimtari dhe opinionisti Refik Hasani, dhe profesori Rexhep Arifi nga Liteshi i Zarbicës me bashkëvendas tjerë ishin nē vizitë në vendlindje në objektin shkollor në Lagjën Litesh të Zarbicës.

Objekti i shkollës ka filluar së punuari në vitin shkollor 1957/58, si paralale e ndarë fizike e shkollës ,,Skënderbeu’’ në Zarbicë.

Në këtë shkollë kan gravituar procesin edukativ nxënësit e Mahallës edhe Kishali.

Shkolla është ndërtuar me vetëkontribut dhe punë vullnetare të dy Mahallave.

Objekti i shkollēs aktualisht është rrënuar
është inciativ që përskaj objektit do vendoset një pllakë përkujtimore-si shenjë e përkujtim të gjithē Mësuesve dhe kontribuan në ndërtim të shkollës dhe angazhimit të gjithë Mësuesve.

Duke vendosur pllakën përkujtimore në oborrin e shkollës përkujtojm gjithë kontribuesit që u angazhuan me përkushtimin më të madhe për të ndërtuar shkollën.

Lavdi jetës dhe veprës gjithë kontribuesve që u angazhuan për ndërtim të shkollës, por edhe Mësuesve që mbajtën gjallë arsimin shqip edhe në këtë hapsirë shqiptare.