Në Kosovë që dy ditë asnjë viktimë, në Shqipëri sot dy të vdekur

Kosova Shëndetësia Shqipëri

Në Kosovë për të dytën ditë me rradhë, nuk është regjistruar asnjë viktimë nga kovid 19.

Siç bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore nga 3 mijë e 12 të testuar janë regjistruar 31 raste të reja me COVID-19. Poashtu njoftohet edhe për 95 pacientë të shëruar dhe 3631 raste aktive.
Në Shqipëri janë regjistruar dy të vdekur ndërsa nga 2512 testime, janë regjistruar edhe 35 të infektuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 131 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.