Në Gjilan, lëndohen 7 persona

Lugina

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës afër fshatit Partesh të komunës së Gjilanit.

Indeksonline mëson se nga ky aksident kanë pësuar lëndime shtatë persona, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.

Ndryshe, në vend të ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e njësive të Policisë së Kosovës si dhe zjarrfikësit e Gjilanit.