Në epokën e COVID-19! Si po funksionojnë bizneset në kushtet e rrepta të karantines?

Shqipëri

Bizneset në kryeqytet po përshtaten me situaten e re të krijuar nga Covid 19. Baret e restorantet ishin ato qe u preken menjehere pas rasteve të para, duke mbyllur aktivitetin e tyre. Por sot shume prej tyre po përshtaten me situaten e re.

Shërbimi për klientët në shtëpi po ofrohet që prej 20 marsit, ndaj “Tempora” vendos të sjellë për publikun se si po funksionojnë tashme bizneset.

Geri është administratori i një prej lokaleve më të frekuentuar në zonën e njohur si ish Blloku.

Kanë vendosur të përshtaten në situatën e re ndaj rreth 20% e stafit është rikthyer në punë.