Ballina Sport Ndeshja Maqedoni e Veriut - Kosovë dhe rikthimi i futbollit kosovar, rrëfehet...

Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë dhe rikthimi i futbollit kosovar, rrëfehet Bernard Challandes

Pandemia COVID-19, e cila ka izoluar të gjithë botën për muaj me radhë, e ka gjetur trajnerin e Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, në shtëpinë e tij në Zvicër.

Trajneri zviceran, i cili ka synim ta dërgojë Kosovën në “Euro 2020”, ka qenë i izoluar në shtëpinë e tij në Zvicër në muajt e fundit, por që kjo periudhë nuk e ka bërë atë “dembel” pasi që ka pasur me çfarë të merret.

Challandes ka thënë se jeton afër pyjeve, dhe se ka pasur mundësi të dilte për shëtitje, derisa thotë se ka qenë i disiplinuar në këtë periudhë.

Gjithashtu, trajneri zviceran ka folur edhe për ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë, për të cilën ka thënë se e ka në mendje.

“Menjëherë pas ndeshjes me Anglinë, kemi dashur menjëherë të jemi gati për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut. Për mua ishte më e rëndësishme të mos luhet në këtë kohë, pasi tani kemi kohë për t’u përgatitur. Kjo ndeshje është në mendjen time”, u shpreh Challandes në RTK.

“Për mua, do të ishte mirë që të bënim një apo dy ndeshje paraprakisht, nuk e di nëse do të luajmë në Ligën e Kombeve apo ndonjë miqësore para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut. Duhet të jemi të gatshëm për të gjitha mundësitë dhe shpresojmë që të arrijmë rezultatin e duhur”, tregoi trajneri zviceran.

Për fund, Challandes ka folur edhe për rifllimin e futbollit në Kosovë.

“Është shumë me rëndësi të rifillohet futbolli në Kosovë, por pa tifozë nuk është kaq mirë. Nuk mund ta imagjinoj Përfaqësuesen pa shikuesë në ‘Fadil Vokrri’, por gjithsesi është e rëndësishme që futbollistët të vazhdojnë të luajnë”, përfundoi Challandes.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Deputetja e PDK- së Ganimete Musliu ia tregon “vendin” Sali Berishës

E di qe në këtë kohë kur po përballemi me dy goditje të rënda siç janë; pandemia në njëren anë dhe gjykata...

Vendimi për mbylljen e xhamive nuk vlenë për xhamitë e Preshevës,ibrahim ef.Ahmeti

Eselamu Alejkum Të dashur vllezër dhe motra, pas qarkullimit të një lajmi nëpër disa portale dhe pas pyetjeve tuaja...

Trump: 99% e rasteve me koronavirus janë plotësisht të padëmshme

Presidenti amerikan Donald Trump tha të shtunën pa pasur prova konkrete se 99% e rasteve të koronavirusit “janë krejtësisht të padëmshëm” gjatë...

E padëgjuar në Shkup, grabiten rreth 1 milion euro në një shtëpi

HomeKryesoret E padëgjuar në Shkup, grabiten rreth 1 milion euro në një shtëpi