Ndërroi jetë imami efendi Adnan Ahmedi

Lugina

Sot, në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë imami i xhamisë “Ibrahim Pasha” në Preshevë, efendi Adnan Ahmedi

Departamenti.com ju sjell një biografi të shkurtër rreth imamit efendi Adnan Ahmedit



Biografi e shkurtër

Adnan ef. Ahmedi lindi më 12 janar 1965 në Preshevë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje në vitin 1979, ndërsa të mesmen e përfundoi në vitin 1984 në Medresenë “Alauddin”. Më pas, Adnan efendiu vazhdoi studimet universitare në Universitetin “Al-Az’har” në Kajro, në të cilin diplomoi në vitin 1991.
Pas përfundimit me sukses të studimeve, Adnan ef. Ahmedi vazhdoi studimet pasuniversitare në Institutin e Studimit të Shkencave Islame të Kajros, në të cilin magjistroi më 2001, ndërsa studimet e doktoratës i përfundoi në vitin 2003. Në fillim të vitit 2004, Adnan ef. Ahmedi emërohet si imam, hatib dhe mualim në xhaminë “Ibrahim Pasha” të Preshevës.

/Departamenti