Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka ndarë specializimet për mjekë që jetojnë dhe kontribuojnë në Luginë dhe të cilët, pas mbarimit të specializimit, do t’i kontribuojnë shëndetësisë së këtyre komunave, përkatësisht banorëve të tyre.
Ministri i Shëndetësisë z. Armend Zemaj, pas dy vizitave të bëra nga z. Sami Salihu në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit komunal Preshevë bashkë me Sekretarin e Kuvendit komunal të Preshevës z. Avni Aliti të cilët inicuan të parët dhe theksuan dhe informuan nevojën e domosdoshme për specializime për mjekët e Luginës së Preshevës u morrën parasysh kërkesat në formë shumë profesionale, miqesore dhe kombëtare nga Ministri z. Zemaj.
Ministri z. Zemaj me shumë zell dhe sriozitet vizitojë Luginën dhe u takua me përfaqësuesit politik për situatën epidemiologjike të Covid 19 dhe çështjen e mosnjohjesë së diplomave të Universitetit të Prishtinës e veçanti përfshirjen e mjekëve në konkursin e specializimeve në fushat e shëndetësisë.
Mirënjohje të thella dhe pafundme për z. Zemaj, me shpres që në të ardhmën e afërt të shpallet qytetar nderi i Luginës së Preshevës për kontributin e dhënë në shëndetësinë e Luginës.
Të gjithë mjekëve, tani më specializant të fushave të ndryshme i urojmë shëndet dhe mbarësi në vitet post diplomike.
Urime, mbarë rajonit të L. Preshevës!