Naser Aziri (UDSH) King maker i politikës në Preshevë

Lajme Lugina

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 28 Marsit dhe rivotimit në fshatin Caravajkë ishin plotësuar të gjitha kushtet e premisat që partitë që ndërprenë pushtetin e APN-së të formonin e zyrtarizonin pushtetin e ri, një gjë që, pas pothuajse 1 muaj pas çertifikimit të rezultatit e mandateve nuk po ndodhte.
Gjithçka po zhvillohej, u hodhën në tryezë të gjitha opsionet. Lëvizja për Reforma ishte e para që bëri hapin e parë që u lejoji
PDSH dhe PVD të mereshin vesh për të parin e Komunës. Në ndërkohë, pas shumë ofertave që PDSH i bëri PVD,kjo e fundit, herë binte dakord e herë i binte pishman ofertave të PDSH.
Mirëpo ishte Naser Haziri, që duke pas guximin e një politikani me eksperiencë (që APN shpesh i quante të stërvjetëruar) i bëri”bashk” të gjithë, duke shkurtuar në një farë forme sagën e bisedimeve mes PDSH dhe PVD, duke catkuar datën e mbajtjes së seancës për këtë të hëne, e duke i “detyruar” që të gjithë të uleshin në tryezë e të formalizonin marëveshjen.
Të hënën në ora 10.00 do të fillojë seanca konstituive e Kuvendit komunal në Preshevë.