Ballina Lajme Kosova Mustafa: Kosova do të furnizohet me miell dhe grurë të mjaftueshëm

Mustafa: Kosova do të furnizohet me miell dhe grurë të mjaftueshëm

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në detyrë Besian Mustafa ka pritur sot përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve dhe përfaqësuesit e Rrjetit të Shitësve me Pakicë për të diskutuar furnizimin me grurë dhe miell në vendin tonë gjatë gjendjes emergjente të shkaktuar nga COVID-19.

“Do të vazhdojmë të koordinohemi në mënyrë që Qeveria, bujqit, mullisët dhe rrjetet e shitjes me pakicë të krijojnë kushtet më të volitshme të mundshme, në këto rrethana, për të arritur tri objektiva njëkohësisht: sigurimi i sasive të mjaftueshme dhe çmimeve të përballueshme të miellit për qytetarët, mbrojtja dhe përkrahja e bujqve dhe përkrahja e prodhuesve vendor” u shpreh Mustafa.

Ndërsa, Rrjeti i Shitësve me Pakicë dhe Shoqata e Mullisëve e siguruan ministrin Mustafa se, momentalisht, në Kosovë ka furnizim të mjaftueshëm me grurë dhe miell për nevojat e konsumit të rregullt.

MBPZhR është në kontakt dhe koordinim të vazhdueshëm me MEPTINIS, MFT dhe institucionet tjera publike dhe private për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me lëndë të parë dhe me ushqim për qytetarët, blegtorinë dhe shpezëtarinë në vendin tonë.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Nuk është Rama, s’ka vaksina; vjen Rama, vijnë vaksinat

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi herët në mëngjes, gjatë një diskutimi në parlament, se në mbrëmje do të mbërrinin 15,210 doza...

Kosovë/ Një polic i vrarë, dyshohet për vetëvrasje

Një polic është gjendur pa shenja jete në Pejë, përgjatë ditës së hënë në orën 16:20.Bëhet me dije se personi në fjalë...

Eshtë një kategori njerëzish që mund të ketë nevojë për një dozë të tretë të vaksinës anti-COVID

Sipas një studimi të fundit nga specialistët e shëndetit, personat që janë mbipeshë prodhojnë rreth gjysmën e antitrupave që prodhojnë personat em...