Ballina Lajme Kosova Mustafa: Ideja e shkëmbimit të territoreve nuk e ka pasur kurrë mbështetjen...

Mustafa: Ideja e shkëmbimit të territoreve nuk e ka pasur kurrë mbështetjen e SHBA-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa pret që administrata e presidentit të ri amerikan Joe Biden do të kërkojë që procesi i dialogut Kosovë-Serbi të vazhdojë, si dhe të ketë një bashkëpunim të mirë ndërmjet SHBA-së dhe BE-së në përmbylljen e këtij procesi.
Ai në Debat në televizionin publik e ka quajtur gabim të madh idenë për shkëmbim të kufijve si pjesë e zgjidhjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se një gjë e tillë nuk e ka pasur asnjëherë mbështetjen e Uashingtonit zyrtar.

“Asnjëherë nuk kemi pasur këshilla nga askush nga SHBA, as nga administrata Trump, as nga Shtëpia e Bardhë që ne duhet ta mendojmë një dialog që do të përfundojë me ndryshim të kufijve. Këto janë gjëra që i kanë bërë njerëz të papërgjegjshëm.”
“Shtëpia e Bardhë ka qenë e qartë se nuk mbështesin asnjë ndryshim të kufijve. Unë nuk e di kush çfarë argumentesh ka gjetur për të fajësuar SHBA se ata do të merren me prerjen e hartave të Kosovës. Mendoj se është një dëm i madh që i është shkaktuar Kosovës”, u shpreh Mustafa./Telegrafi

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Nuk është Rama, s’ka vaksina; vjen Rama, vijnë vaksinat

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi herët në mëngjes, gjatë një diskutimi në parlament, se në mbrëmje do të mbërrinin 15,210 doza...

Kosovë/ Një polic i vrarë, dyshohet për vetëvrasje

Një polic është gjendur pa shenja jete në Pejë, përgjatë ditës së hënë në orën 16:20.Bëhet me dije se personi në fjalë...

Eshtë një kategori njerëzish që mund të ketë nevojë për një dozë të tretë të vaksinës anti-COVID

Sipas një studimi të fundit nga specialistët e shëndetit, personat që janë mbipeshë prodhojnë rreth gjysmën e antitrupave që prodhojnë personat em...