Ballina Lajme Kosova Mullisët ndalojnë shitjen e miellit, paralajmërojnë pezullimin e prodhimit

Mullisët ndalojnë shitjen e miellit, paralajmërojnë pezullimin e prodhimit

Pezullimi i përkohësisht i disa masave tarifore ndaj importit të miellit nga ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike ka ngjallur pakënaqësi tek mullisët e Kosovës. Ata sot nuk kanë ofruar shërbime dhe shitjen e miellit për qytetarit në shenjë proteste ndaj këtij vendimi.

Kjo për arsye se siç thonë ata mielli i cili po importohet nga Serbia si i subvencionuar nga ky shtet ka kosto më të ulët në tregun e Kosovës, dhe kjo bënë që mos të shitet mielli që prodhohet në vend.

Kryetari i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Muhamet Selmani ka deklaruar se pezullimi i tarifës anti-damping ndaj importuesve të miellit e bënë të pamundur prodhimin e miellit në Kosovës, prandaj ai paralajmëron edhe shuarjen e kësaj industrie në Kosovë nëse nuk tërhiqet ky vendim i MEPTINIS-it.

Selmani madje thotë se kjo masë i dëmton mullisët e Kosovës pasi që rritet kostoja e prodhimit të miellit.

“Kosto e prodhimit me këto kushte të subvencionimit të miellit nga Serbia do thotë mielli i Kosovës nuk ka llogari të prodhohet, sepse kostoja e prodhimit do jetë shumë më e lartë sesa importi I këtij mielli që vije nga Serbia. Ky është miell i subvencionuar duhet ta kuptojnë të gjithë qytetarët. Edhe mielli I prodhuar në Serbi e ka koston diku mbi 30 e diçka cent, mirëpo si rezultat I subvencionimit të tij nga 80 dollarë..Si rezultat i kësaj mullisët e kanë shprehur pakënaqësinë dhe sot kanë mbajtur një protestë një ditore jo që e kanë ndalur prodhimin, por ata e kanë ndalur shërbimet dhe shitjen e miellit në shenjë proteste dhe kemi pritur që ministria të reflektoi sot” , thotë Selmani.

Kreu i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës deklaron se  mullisët vendosur nuk do kenë mundësi të shesin asnjë kilogram nëse nuk reflekton ministria.

“Nëse nuk reflekton ministria mund të them me përgjegjësinë e plotë industria e miellit në Kosovë nuk do të ekzistoj për arsye se nuk ka logjik dhe nuk ka arsye të prodhimit të 1 kilogram mielli brenda territorit të Kosovës nga mullisët të cilët tani funksionojnë në Kosovë…0414 Nëse kjo taksë nuk do të hiqet prodhimi i miellit do bëhet i pamundur deshën apo nuk deshën mullisët të prodhojnë apo jo, ata nuk mund të prodhojnë sepse kostoja e prodhimit të miellit të tyre do jetë shumë e lartë dhe ata nuk do mund ta shesin asnjë kilogram. Për arsye se mielli që do importohet i subvencionuar  me 80 dollarë do jetë shumë më i lirë “, tha ai.

Kryetari i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, tha se gjatë ditës së djeshme kanë zhvilluar takim me zëvendëskryeministrin në detyrë të Kosovës, Haki Abazi dhe me ministren e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ku janë njoftuar se do të rishikohet vendimi i 30 marsit, i cili ka pezulluar përkohësisht disa masa tarifore ndaj importit të miellit.

Selmani tutje ka njoftuar se Kosova ka sasi të mjaftueshme të miellit dhe nuk ka rrezik për krizë për këtë produkt,  ndonëse jemi në kohë pandemie dhe fluksi i qytetarëve të tu pajisur me miell është i madh.

Sipas tij që nga dita kur është shpallur  gjendja emergjente në vend për shkak të COVID 19  rreth 20 mijë tonë grurë dhe miell janë importuar në Kosovë, sasi kjo e cila sipas tij i tejkalon nevojat e konsumit ditor për 40 për qind.

“Në Kosovë ka sasi të miellit mjaftueshëm nuk ka krizë për miell, ka pasur kërkesa enorme për miell dhe si rezultat I kësaj mullisët nuk kanë pasur mundësi të prodhojnë sasi më të madhe të miellit, meqenëse kanë punuar në tri ndërrime. Por kërkesa ka qenë jashtëzakonisht e madhe për arsye të frikës dhe panikut të shpërndarë, tani kjo frikë ka kaluar dhe tani në çdo shitore dhe supermarket dhe furrë, çdo mulli ka sasi të mjaftueshme të miellit dhe çdo qytetar mund të njoftohet. Për këtë arsye e kemi njoftuar edhe ministren dhe kemi kërkuar që kjo taksë të pezullohet sepse nuk është arsye mungesa e miellit sepse miell ka dhe do ketë mjaftueshëm”, theksoi Selmani.

Vendimi i marrë më 19 tetor 2017 nga Qeveria Haradinaj, ka përcaktuar taksën prej 4 centë për kilogram për importuesit e miellit nga Serbia në Kosovë për shkak të dyshimeve se ky produkt po hyn në Kosovë me çmime dumping apo nën koston e prodhimit.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Në këtë ditë, para nëntë vitesh Messi u bë lojtari i parë që shënoi pesë gola në një ndeshje në Ligën e Kampionëve

Një Lionel Messi i pandalshëm bëri historinë duke u bërë lojtari i parë ndonjëherë që shënoi pesë gola në një lojë të...

Vuçiqi në presion, thotë se është në pozitë të pashpresë sepse po i kërkohet ta njoh pavarësinë e Kosovës

***Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia është në një situatë shumë të vështirë në lidhje me Kosovën, dhe shtoi se...

Ndjehen lëkundje tërmeti në pjesën perëndimore të Maqedonisë

Tërmet me intensitet me magnitudë tre sipas shkallës së Rihterit është ndjerë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:43 në rajonin e Dibrës,...

Foto e jashtëzakonshme, fotografi kap “anijen në fluturim”

Imazhi i asaj që duket si një anije fluturuese është rezultat i një iluzioni të rrallë optik në brigjet e Anglisë.David Morris...