Ballina Lajme Bota Moti i acartë në Evropë, disa shtete marrin masa

Moti i acartë në Evropë, disa shtete marrin masa

Moti i acartë ka mbërthyer shumë shtete evropiane. E në mes të të ftohtit, qytetarët në Poloni ishin  ddëshmitarë të një pamje të rrallë të natyrës.



Vija bregdetare në qytetin Miedzyzdroje (Meen-za-stroya) është thuajse e ngrirë, duke e kthyer plazhin në një peizazh Arktik me dëborë dhe akull.
Ata që mundën ta shihnin, shijuan këtë bukuri të natyrës aspak të zakontë.
Dimri i acartë ka pushtuar edhe Stambollin ku u vendos qe shkollat te mbyllen. Objektet e famshme të kultit Hagia Sophia dhe Xhamia Blu u mbuluan nga dëbora. Sipas parashikimeve moti i ftohtë do të vijojë në Turqi të paktën deri ditën e enjte, shkruan Euroneës Albania.
Greqia po ashtu është prekur nga fronti i ftohtë Lindjes me temperatura që shkojnë në minus 20 gradë celsius. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet e panevojshme. Autostrada kryesore në veri të Athinës u mbyll për shkak të reshjeve të borës.
E madje edhe në Rusi dhe Krime, ku dëbora është një fenomen i zakontë këtë vit reshjet e dendura kanë shkaktuar kaos. Sipas parashikimeve zyrtare, në fund të javës temperaturat në Moskë mund të bien deri në minus 30 gradë celsius.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Psikologët tregojnë 10 mënyra se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj

Ekzistojnë mënyra të mbështetura nga shkenca për t’i forcuar lidhjet dhe për të inkurajuar fëmijën tuaj të jetë i afërt me...

Osmani:Kjo fitore historike më së shumti e mbi të gjitha u takon qytetarëve

Kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Kosovës...

Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

Tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet.Në...

Rrëzohet një helikopter ushtarak turk, 11 dëshmorë dhe 2 të plagosur

Si pasojë e incident aksidental të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 11 ushtarë kanë rënë dëshmorë.