Ballina Lajme Bota “Mos na bojkotoni”- Franca, apel vendeve arabe

“Mos na bojkotoni”- Franca, apel vendeve arabe

Franca u kërkoi vendeve të Lindjes së Mesme t’u japin fund thirrjeve për bojkotin e mallrave të saj.

Produktet franceze janë hequr nga disa dyqane në Kuvajt, Jordani dhe Katar në shenjë proteste ndaj qëndrimeve të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili mbrojti të drejtën për të publikuar karikaturat e Profetit Muhamed. Ministria e Jashtme franceze u shpreh se “thirrjet e pabazuara për bojkotin e mallrave po nxiteshin nga një pakicë radikale”.

Protesta të shumta sakaq, sipas BBC-së janë zhvilluar në Libi, Siri dhe Rripin e Gazës. Indinjatën e nxitën komentet e presidentit Macron, pas vrasjes së tmerrshme të një mësuesi në Francë, i cili tregoi karikaturat e Profetit Muhamed gjatë një ore mësimi. Macron tha që mësuesi, Samuel Paty, “u vra sepse islamistët duan të ardhmen tonë”, por Franca “nuk do të heqë dorë nga karikaturat”. Sekularizmi është thelbësor për identitetin kombëtar të Francës. Frenimi i lirisë së shprehjes për të mbrojtur ndjenjat e një komuniteti të veçantë, sipas shtetit francez, minon unitetin.

Të dielën, presidenti francez e fuqizoi qëndrimin e tij në mbrojtje të vlerave të vendit të vet përmes një postimi në rrjetin social Facebook duke shkruar:

“Ne nuk do të dorëzohemi kurrë”.

Ndërkohë, udhëheqës politikë në Turqi e Pakistan e sulmuan duke e akuzuar atë se nuk po respekton “lirinë e besimit” duke margjinalizuar miliona myslimanë në Francë.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Ndërpritet konferenca e Koemanit, i ndodhi e papritura

Ronald Koeman e ka braktisur konferencë për media para kohe.Teksa po fliste për ndeshjen e nesërme me Sevillën, nisën t’i rrjedhin hundët...

Alternativa Demokratike Shqiptare dorëzon listën për zgjedhjet e 28 Marsit/Çertifikohen me nr.6

Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës,Sot u finalizuan procedurat teknike rreth përpilimit të dokumentacionit dhe dorëzimit të listës së kandidatëve në...

Merkel refuzon të vaksinohet: Jam 66 vjeçe dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar

Merkel ka refuzuar që të marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca apo Biontech duke i lënë radhë më të moshuarve apo...

Gordana Jankullovska dënohet me 4 vjet burg

Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska është dënuar me 4 vjet burg.Dënimi bëhet në rastin “Target-Fortesa” për shkak të përgjimeve...