Mjekut të QSUT i gjenden në shtëpi dhe zyrë 250 mijë euro dhe 160 mln lekë

Lajme Shqipëri

Një sasi e konsiderueshme monetare është gjetur në banesën dhe në zyrën e mjekut Edvin Prifti, i pezulluar nga detyra me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas arrestimeve në Gjykatën e Krujës.

Kontrolli i kryer pasditen e të enjtes zbuloi 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë në zyrën dhe banesën e kardiologut të njohur.

Hetimet ndaj tij nisën bazuar në përgjimet e sekretares së Gjykatës së Krujës të cilat kishin nisur për lirimin e të dënuarve por që kanë zbuluar për Prokurorinë e Posaçme edhe korrupsionin në shëndetësi.

SPAK bën me dije se nga përgjimet ka rezultuar se sekretarja e Gjykatës, Manuela Mallkuçi, i ka dhënë para kirurgut Edvin Prifti, me qëllim që ky i fundit të bënte operacion nënën e saj.

Në këtë skemë të kundraligjshme sipas Prokurorisë së Posaçme janë përfshirë dhe Trendafile Frangu dhe Migena Skenderi, infermiere të QSUT-së.

Për kardiokirurgun Prifti, SPAK ka vendosur pezullimin e ushtrimit tË profesionit. Të njëjtin vendim ka marrë edhe për infermieren Trëndafile Frengu, ndërsa për Migena Skëndërin është vendosur masa detyrim për tu paraqitur.

Bashkë me arrestimin, policia me urdhër të SPAK ka kontrolluar edhe 16 banesat e personave për të cilët janë marrë masat e sigurisë dhe është siguruar edhe leja nga gjykata.

Kontrollet janë bërë ne momentin kur janë ekzektutuar edhe masat nga policia e shtetit për të gjetur prova shtesë në lidhje me akuzat e rënda që janë ngritur ndaj tyre.

Të gjithe të ndaluarit në Krujë janë transportuar në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit dhe pritet të dalin para GJKKO për të verifikuar masat e sigurisë.