Mjeku Kalo merr vendimin e papritur, largohet nga Komiteti Teknik: Nëse dikush nga kritizerët e gjithologët e ka vendin…

Lajme Shëndetësia Shqipëri

Mjeku Tritan Kalo ka marrë vendimin të largohet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Mjeku bën me dije në rrjetet sociale se kjo ditë shënon fundin e bashkëpunimit zyrtar me grupin e ekspertëve.

Kalo shkruan se nëse ndonjëri nga kritikët apo gjithologët dëshiron të zejë vendin e tij, është i lirë.

Një një postimi të gjatë, Kalo liston arsyet e këtij vendimi të papritur.

POSTIMI I PLOTË

Kohë kovidiane….4 Mars 2021….Mjek dje, sot dhe në çdo kohë….Mjek në ditë të mira POR edhe në ditë të vështira për vendin….Thjeshtësia, Përkushtimi, Puna dhe Profesionalizmi të nxjerin të DENJË e të papërlyer në bregun e lumit të jetës profesionale….”Maturia nis të shfaqet kur merakosemi më shumë për të tjerët se sa për veten” – shprehet mëndja më brilante e shekullit të 20-të Albert Ainshtain….Si mjek, si prind, si qytetar dhe si atdhedashës, më është dashur dhe më duhet të bëj shumë e shumë sakrifica…. Vendi i mjekut-qytetar është aty ku ai, për çdo çast duhet të kontribuojë në rrallë të parë për mirëqënien shëndetsore të bashkëkombasve të tij…..

ATDHE quhet vendi ku ke lerë, ku ke ndarë të mirat dhe të këqijat e tij e tij me bashkëkombasit e tu….AI duhet në përjetësi JO VETËM kur i mjel atij të mira e tij përmes projekteve ojëqëiste apo përmes bashkpunimeve me “QEVERIUN” e rradhës….Këshillat nga larg në rehatinë e Berlinit, Austinit, Nju Jorkut, Romës, Madridit, Londrës, Athinës, Ankarasë apo të Parisit, kanë më shumë vlerë KUR ideshprehësit e tyre u bëhen krahë kolegëve mantelbardhë, të cilët sot venë edhe jetën e tyre në rrezik, për “të çliruar shëndetin e bashqytetarëve të tyre” nga kjo murtajë e shekullit të XXI me emrin “Sars-Cov2/Covid-19”…NËSE një pjesë e juaja kanë marë premtime post-elektorale për poste administrative, për projekte ta majme me fondet e BE, OBSH, USAID apo të Qeveriut të pas 25 Prillit 2021, ju mirëkuptoj…NËSE veproni nga lajtmotivi ndërshekullor, se “Nuk ka armik më të egër për shqiptarin se vetë shqiptari”, JU mëshiroj….

Më 31 Janar 2020 është krijuar nga MShMS një Komitet prej 11 ekspertësh për Mirëmenaxhimin e Epidemisë së “Sars-Cov2/Covid-19, në të cilin kam dhënë edhe unë kontributin tim modest si MJEK, sepse jam i vetmi që nuk jam drejtues ose funksionar nga të gjithë anëtarët e tij….Si kurdoherë edhe kësaj here “PORDHITIKA” e bëri të mundur t’i përçajë mjekët në qëndrimet dhe në kontributin e tyre, për t’u përballur me këtë “flamë mbarëbotërore”….Kemi ekzistencën e njëkohëshme të tre Komiteteve Zyrtare apo jo: 1- atë të Qeverisë aktuale, 2- atë të Presidencës/LSI-së dhe 3- atë të Partisë Demokratike, ose Opozitës në një term më të gjërë….

Në një kohë kur duhet bashkëveprim tej përkatësive partiake, ne MJEKËT jemi të vendosur në tre llogore…TURP dhe shkuar TURPIT…Nuk e imagjinoja kurrë se KARIERA dhe MAKUTËRIA do të mbrinte në një pikë të tillë, që edhe përballë një sfide ekzistencialiste kombëtare do të ishim të ndarë në “tre stane”….Gjithologët dhe Anal-istët na mbinë kudo dhe ngado, brënda dhe jashtë KUFIJVE gjeografikë të Trojeve Arbërore….Tollovija e krijuar në mëndjet tona kurrë nuk ka qënë më e madhe…QOFTË kjo edhe e fundit në udhën e DEMOKRATIZIMIT dhe të MBROTHËZIMIT të TROJEVE ARBËRORE, ATDHEUT të përbashkët të të gjithë shiptarëve kudo që ato sot frymojnë…..

4 Marsi shënon edhe fundin e BASHKËPUNIMIT tim zyrtar me këtë grup të emërtuar: “Komiteti i përhershëm për Infeksionin e përhapur nga Coronavirusi i ri”….Ju jam shumë mirënjohës për mirëbesimin që treguat ndaj eksperiencës dhe përkushtimit tim….NËSE dikush nga kritizerët e gjithologët e ka dëshiruar këtë vend ai/ajo e ka atë tashmë të lirë….UNË këtu jam dhe KURRË nuk do heq dorë nga kontributi, për tu shërbyer atyre që besojnë në Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tim, POR edhe për të dhënë ndihmesën time në mbarëvajtjen e punëve për t’u përballur me këtë Pandemi, nëse një gjë e tillë do vijojë ende të më kërkohet….Together forever!!!