Ballina Lajme Bota Mjekim vetëm për një ‘super njeri’, zbulohet kura mbi 1 milionë euro...

Mjekim vetëm për një ‘super njeri’, zbulohet kura mbi 1 milionë euro që shëroi Trump nga koronavirusi

Disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale, presidenti ende në detyrë i SHBA, Donald Trump, u infektua me koronavirus. Por ai arriti të shërohej shumë shpejt dhe kjo për shkak të kurës që mori.

Ekspertët e shëndetësisë kanë bërë të ditur se Trump u kurua me një trajtim që kushton mbi 1 milionë euro, një mjekim ky që u jepet shumë pak personave.

Mjekët shtojnë se ky mjekim është për “një super njeri”. Sipas ekspertëve, presidentit të SHBA-ve iu dha një dozë e bollshme antitrupash monoklon, një ilaç ky që bllokon virusin kur hyn në gjak dhe kështu Covid nuk shkakton dot dëme në organizëm.

Ilaria Capua, drejtoresha e Qendrës së Shëndetit në Florida, ka deklaruar se ky mjekim është vetëm për president. Sipas saj, antitrupat monoklon janë ‘raketa’ që prodhohen në sasi të vogla dhe për të funksionuar duhet të jenë shumë të përqëndruar, ndaj edhe Trump mori një dozë të madhe.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Konsumoni më pak kripë dhe sheqer

Kripa dhe sheqeri, ato duken kaq të padëmshme, kaq themelore, aq thelbësore. Megjithatë, rritja e shpejtë e pranisë së tyre në gjithçka,...

Reforma Zgjedhore bllokon Shqipërinë/ Merkel: Nuk ka negociata

Nuk do të ketë një vendim për nisjen zyrtare të procesit të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian brenda vitit 2020.Në mbledhjen...

Ismaili: Pas propozimit të PDK-së, trafiku urban falas në Prishtinë

Nga sot Komuna e Prishtinës do të ofrojë shërbimet e Trafikut Urban falas për të gjithë qytetarët që udhëtojnë në Prishtinë.Ky vendim...

Qytetarët ia shohin sherrin pështjellimit në rrugën e Vushtrrisë: Aksident i rëndë me të lënduar

Një aksident me të lënduar ka ndodhur para pak minutash në një kryqëzim rruge në Vushtrri.Mësohet se ka të lënduar pasi goditja...