Ballina Sport ”Mirupafshim Milan”, Ibrahimovic largohet pas gjysmë-sezoni

”Mirupafshim Milan”, Ibrahimovic largohet pas gjysmë-sezoni

Zlatan Ibrahimovic nuk do të ushtrojë mundësinë për të rinovuar kontratën e tij me Milanin, e cila skadon në 30 qershor dhe do të largohet nga klubi milanez këtë verë, sipas raporteve të medieve italiane të mërkurën.

Ibrahimoviç nuk e ndan më projektin sportiv të promovuar nga CEO i Milanit, Ivan Gazidis dhe nuk e përjashton pensionin nga futbolli verën e ardhshme, thotë gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport”.

“Ibra bye bye Milan” është titulli i zgjedhur nga gazeta milanese, e cila nënvizon se suedezi është shumë i inatosur për shkarkimin e Zvonimir Boban si drejtor i klubit, me të cilin ai ka një lidhje të fortë miqësie.

Kësaj i shtohet edhe mundësia konkrete që Paolo Maldini, drejtori sportiv i klubit Milan, të japë dorëheqjen nga posti i tij verën e ardhshme.

38-vjeçari, i cili udhëtoi për në Suedi në këtë periudhë emergjente për shkak të koronavirusit, u kthye në Milano janarin e kaluar pasi kontrata e tij me Los Angeles Galaxy skadoi dhe kishte filluar fazën e tij të re në Serie A me katër gola në dhjetë ndeshjet e para. 

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Psikologët tregojnë 10 mënyra se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj

Ekzistojnë mënyra të mbështetura nga shkenca për t’i forcuar lidhjet dhe për të inkurajuar fëmijën tuaj të jetë i afërt me...

Osmani:Kjo fitore historike më së shumti e mbi të gjitha u takon qytetarëve

Kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Kosovës...

Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

Tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet.Në...

Rrëzohet një helikopter ushtarak turk, 11 dëshmorë dhe 2 të plagosur

Si pasojë e incident aksidental të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 11 ushtarë kanë rënë dëshmorë.