Ballina Lajme Shqipëri Ministrja Manastriliu ne kuvend: Spitali i Shkodrës kthehet në spital Covid

Ministrja Manastriliu ne kuvend: Spitali i Shkodrës kthehet në spital Covid

Ministrja Manastriliu ne kuvend: Spitali i Shkodrës kthehet në spital Covid

“Me Durrësin dhe Shkodrën aktivizohet sot skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për trajtimin e pacientëve COVID”

15 Shkurt, Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga Kuvendi i Shqipërisë ka bërë me dije se ditën e sotme vijnë mbi 7 mijë dozat e tjera nga kontrata me Pfizer, duke siguruar intensifikimin e procesit të vaksninimit.
“7020 doza do të vijnë sot nga kontrata me Pfizer. Është e treta e një serie furnizimesh. Sepse ne do të vazhdojmë të lëvizim çdo gurë, për të siguruar vaksinimin e qytetarëve. Do të vijojmë me Covaxin me dozat e Astra Zeneca, që pritet të vijnë me vijimin e procedurave të COVAX, si dhe me shtetet partnere, për të siguruar më shumë doza vaksine”, tha Manastirliu.
Duke folur për situatën e shkaktuar si pasojë e COVID19, Ministrja Manastirliu deklaroi se, prej ditës së sotme, do të vijohet me aktivizimin e skenarit të parë të sptialeve rajonale për trajtimin e pacientëve COVID.
“Kemi arritur në fakt në mbi 500 të shtruar në spitalet Covid në Tiranë, rastet edhe te moshat e reja kanë pësuar rritje, kemi rritje të pacienteve në reaminacione. Aktivizojmë nga sot skenarin e parë të spitaleve rajonale, duke filluar më spitalet rajonale të Durrësin e Shkodrës, e më tej me Korçën, Vlorën dhe Elbasanin. Nëse do të ketë ngarkesa në spitale, do të vijojmë me skenarët e dytë dhe të tretë, në kapacitete të plota të spitaleve rajonale”, deklaroi Manastirliu.
Duke shigjetuar opozitën për zgjidhje çudibërëse, Manastirliu tha: “Zotimet e kujt nuk kanë respekt për peshën e fjalës që thonë se vaksinat do i sigurojnë në mbledhjet e partive simotra, kujt i drejton gishtin kolegëve kur vetë nuk denjon t’i jap një dorë në këtë kohë sfiduese, nuk janë zgjidhja. Zgjidhjen do ta gjemë siç kemi bërë deri më sot, bashkë”, deklaroi Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë ka apeluar nga foltorja e Kuvendit për zbatimin me përpikëmri të rregullave antiCOVID.
“Shtimi i infektimeve mbetet një këmbanë alarmi. Nuk mund të rrezikojmë më familjarë nga mungesa e kujdesit dhe vigjilencës dhe të vendosim në vështirësi sistemin tonë shëndetësor”, tha Manastirliu.
Duke theksuar se askujt nuk do t’i mungojë trajtimi në spitale dhe trajtimi ambulator nga mjeku i familjes, Manastirliu the se po vijohet intesivisht edhe me testimin në pikat e testimit komunitar, duke realizuar deri tani mbi 90 mijë teste të shpejta, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.
Ministrja e Shëndetësisë tha se efektet e pandemisë kanë qenë të drejtëpërdrejta edhe në shëndetin mendor, ku janë ofruar mbi 46 mijë seanca këshillimore për problematikat e shëndetit mendor nga Marsi, deri në këtë periudhë.
Deklaratat Ministrja Manastirliu i bëri në Kuvend, ku prezantoi ndryshimet në ligjin për shëndetin mendor, për të rritur aksesin në shërbime.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Përfundimtare: Ky është numri i deputetëve që morën partitë

Vetëvendsoje merr 58 deputetë në Kuvendin e Kosovës pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave të rregullta, atyre me kusht dhe...

Testohet ulja e avionëve në Aeroportin e Kukësit

Në Aeroportin e Kukësit është kryer ditën e sotme testimi i uljes së avionëve. Ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,...

Ky lloj i kancerit është bërë më i përhapur tek njerëzit

Kanceri i gjirit është bërë kanceri me i përhapur tek njerëzit.Edhe pse njihej si sëmundje vdekjeprurëse kanceri i mushkërive, tani ky lloj...

Pyetet për Murat Jasharin, Kurti nga Shqipëria: Nuk bëjmë kompromis me presidentin, posti i takon Vjosa Osmanit

Kryetari i VV-së, Albin Kurti po qëndron në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve të Vetëvendosjes në zgjedhjet atje.Kurti në një konferencë për...