Ballina Sport Ministrja Dumoshi telefonon ekipin e xhudos

Ministrja Dumoshi telefonon ekipin e xhudos

Ekipi i xhudos së Kosovës vazhdon të jetë në karantinë aty u po përgatitet për garat që i presin në të ardhmen.

Ani pse tashmë është bërë zyrtare shtyrja e Lojërave Olimpike për vitin 2021, xhudistët e Kosovës nuk po ndalen me stërvitjet e tyre.

Trajneri Driton Kuka ka njoftuar se sot ata kanë marrë një telefonat nga ministrja Vlora Dumoshi e cila është përkujdesur për ta parë gjendjen e sportistëve.

“Jemi falënderues ministres Dumoshi si dhe drejtorit Ibër Alaj për video telefonatën me ekipin tonë në karantinë dhe me qasjen e përkrahjen e tyre karshi ekipit tonë të xhudos!

Jemi mirënjohës për kurajon që po i jepni ekipit të qëndrojë i fortë një ditë pas shtyrjes së Olimpiadës e cila është ëndërr e çdo sportisti!

Po besojmë që së bashku do shkojmë më të motivuar e të fuqishëm kurdo që Lojërat Olimpike mbahen.

Shëndet për krejt miqtë kudo që janë!

Kosova mbi të gjitha …”, ka shkruar Driton Kuka në rrjetin social Facebook.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Ojq “Vizioni” dhuroi uniformat për Sh.M. “Sezai Surroi” Bujanoc

Sot në shkollën e mesme " Sezai Surroi " dhuruam uniformat për nxënësit e drejtimit të mjeksisë.Bashkarisht me kryetarin e KKSH z.Ragmi...

Të gjithë e shijojmë dhe na pëlqen aroma, por me siguri nuk i dinit këto 6 ‘sekrete’ të kafes turke

Të gjithëve na ndodh që dita jonë të nisë me konsumimin e një kafeje në mëngjes, kjo ndoshta na hap sytë dhe...

Ditë zie për Flori Mumajesin

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi ka humbur sot personin më të dashur të familjes, nënën e tij. Lajmi është bërë i ditur...

Akademia e Shkencave të Shqipërisë vjen me tri vepra madhore albanologjike

Akademia e Shkencave e Shqipërisë po vijon punën për hartimin e tri veprave madhore albanologjike: Enciklopedia shqiptare, Fjalori i madh i shqipes...