Ballina Lajme Kosova Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar listën për përfituesit e shkollimit...

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar listën për përfituesit e shkollimit specialistikë në drejtime të ndryshme mjekësore në bazë të konkurseve të këtij viti.

Në bazë të këtyre rezultateve shumica e kandidatëve nga Lugina e Preshevës janë pranuar me vetëfinacim edhe pse ishin ndarë kuota të caktuara për këtë rajon.

Në konkursin e hapur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës për specializant, 48 kuota ishin ndarë për mjekët e Luginës së Preshevës sipas këtyre profileve: 3 Gjinekologji me Obstetrike, 1 Pediatri, 1 Kardiologji, 1 Pulmologji, 1 Gastroenterologji dhe 1 Mjekesi familjare (me page nga MSH), ndërsa vende me vetëfinancim janë: 1 Otorinolaringologji, 2 Endokrinologji, 1 Radiologji, 1 Dermatovenerologji, 11 Kirurgji Orale, 2 Paradontologji dhe mjekësi Orale, 1 Sëmundje të dhëmbit me endodoncion, 13 Ortodonci dhe 8 Protetikë Stomatologjike.

Të gjithë specializantët, do të fillojnë specializimin menjëherë pas shpalljes së rezultateve, përpos atyre që anash iu shkruan se fillojnë specializimin në vitin 2021 dhe Vetfinancim 2. Këta specializant do të fillojnë specializimin në tremujorin e parë të vitit 2021. Kandidatët e pa kënaqur me këto rezultate, mund të ushtrojnë ankesë në afat prej 15 ditësh në Komisionin e ankesave për Shkollim Specialistik, sipas UA 05/2017.

Më poshtë janë linqet zyrtare  me listat e rezultatit të konkurseve per shkollim specialistik të shpallura me date 30.07.2020 dhe 11.08.2020.

Rezultatet-e-konkursit-te-specializimeve

Rezultatet-e-konkursit-t+½-specializimeve-2020-4

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Testohet ulja e avionëve në Aeroportin e Kukësit

Në Aeroportin e Kukësit është kryer ditën e sotme testimi i uljes së avionëve. Ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,...

Ky lloj i kancerit është bërë më i përhapur tek njerëzit

Kanceri i gjirit është bërë kanceri me i përhapur tek njerëzit.Edhe pse njihej si sëmundje vdekjeprurëse kanceri i mushkërive, tani ky lloj...

Pyetet për Murat Jasharin, Kurti nga Shqipëria: Nuk bëjmë kompromis me presidentin, posti i takon Vjosa Osmanit

Kryetari i VV-së, Albin Kurti po qëndron në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve të Vetëvendosjes në zgjedhjet atje.Kurti në një konferencë për...

Përshëndetje nga Gjermania: Një Lajçak për Serbinë

Nga Baton HaxhiuKandidati për kryeministër, Albin Kurti, bëri shtetarin duke përkujtuar një moment mesjetar të Besëlidhjes së Madhe, të epokës së Skënderbeut....