Ballina Lajme Bota Ministria e Jashtme e Turqisë: Ambasada e Kosovës në Jerusalem kundër rezolutave...

Ministria e Jashtme e Turqisë: Ambasada e Kosovës në Jerusalem kundër rezolutave të OKB-së

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, deklaroi se angazhimi i Kosovës për të hapur ambasadë në Jerusalem përbën kundërshtim ndaj ligjit ndërkombëtar, kryesisht ndaj rezolutave të Kombeve të Bashkuara (OKB) të miratuara për këtë çështje.

Aksoy ka dhënë përgjigje me shkrim për pyetjet lidhur me angazhimin e Kosovës për të hapur ambasadë në Jerusalem.



Duke rikujtuar se me një marrëveshje të nënshkruar dje u vendosën marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, Aksoy theksoi se në këtë kuadër u kuptua se Kosova është angazhuar në drejtimin për të hapur ambasadë në Jerusalem, raporton Anadolu Agency.
“Angazhimi në fjalë i Kosovës, përbën kundërshtim ndaj ligjit ndërkombëtar, kryesisht ndaj rezolutave të Kombeve të Bashkuara (OKB) të miratuara për këtë çështje. Hapi që do të hidhet në këtë drejtim është i qartë se nuk do t‘i shërbejë kauzës palestineze dhe se do të dëmtojë vizionin për zgjidhjen me dy shtete”, tha zëdhënësi Aksoy.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

E rëndë/ Vdes minatori 49-vjeçar në Bulqizë, mbeti i bllokuar nëntokë (Emri)

Një minator ka ndërruar jetë sot në Bulqizë. Raportohet se ai u bllokua në thellësi të galerisë, duke mbetur në nëntokë.Viktima është...

Arrestime në disa komuna, Policia sekuestron çanta me para

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda sot ka zhvilluar aksione në Prishtinë, Istog, Lipjan, Podujevë, Gjilan.Pas aksionit të sotëm...

Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën: Pavarësia është e pakthyeshme

Me 50 vota për, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar raportin për Kosovën...

Konkurs pune në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” Preshevë

Konkurs pune në Shtëpinë e Kulturës "Abdulla Krashnica" Preshevë. Komuna e Preshevës - Shtëpia e Kulturës "Abdulla Krashnica" Preshevë...