Ballina Lajme Kosova Ministria e Infrastrukturës e mbajti 10 ditë të fshehur skandalin e 2...

Ministria e Infrastrukturës e mbajti 10 ditë të fshehur skandalin e 2 milionëshit, dëshmojnë dokumentet

Thesari i Shtetit, Zyrtari Kryesor i Financave të Ministrisë së Infrastrukturës, i ka njoftuar krerët e saj për rrjedhën e ngjarjes. Tek nëntë ditë më pas ai i ka lutur zyrtarët e MI që t’i bllokojnë user-ët prej nga janë transferuar paratë. I pari i Ministrisë dhe Sekretari i saj s’e kanë komentuar rastin.

2 milionë e 77 mijë euro në mënyrë ilegale ishin transferuar më 9 tetor, nga Thesari Shtetit në llogarinë e kompanisë private “LDA Group” SH.P.K, pronë e Valon dhe Kadri Shalës.

Nga Thesari tek kompania ishin kryer katër transaksione: 622 mijë euro; 375 mijë euro; 330 mijë euro; 750 mijë euro.

Bazuar në dosjet e Prokurorisë së Shtetit, që i ka publikuar Gazeta Insajderi ekzekutimi i pagesave ilegale nga Thesari i Shtetit në llogarinë e “LDA Group” Sh.P.K përfundoi brenda tetë minutave.

Përmes procesimit të katër transaksioneve, në orën 12:41 të së premtes së 9 tetorit, dy milionë euro u derdhën në xhirollogarinë e kompanisë me bazë në fshatin Llapushnik të Drenasit.

Vetëm një ditë më pas, më 10 tetor, Zyrtari Kryesor i Financave, e kishte njoftuar Ministrinë e Infrastrukturës për katër transaksionet e bëra.

Ai përmes e-mail-it zyrtar, i ka informuar në detaje zyrtarët tjerë të minsitrisë, për rrjedhën e skandalit 2 milionësh.

1. Kompania: LDA Group SHPK – nuk është klient i MI-së; 2. Kërkesa për regjistrim në Furnitorit është bërë me datë 09/10/2020 nga Hasan Krasniqi – të cilin në MI nuk e njohim, dhe nuk është pjesë e jona: 3. Zotimet janë përdorur ato të më hershmet të cilët kanë qenë të regjistruar në Sistemin Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës (SIMFK); 4. Urdhërblerja është nxjerr me datë 09/10/2020/ nga Useri AAlijaji – i cili User nuk është pjese e MI dhe nuk e njohim; 5. Pranimi i mallit është bërë me datë 09/10/2020 nga Useri me emrin HASANK1 – i cili User nuk është pjesë e MI-së dhe nuk e njohim; 6. Shpenzimi është bërë me datë 09/10/2020 nga Useri BSelmani – i cili User nuk është pjesë e MI-së dhe nuk e njohim; 7. Certifikimi është me datë 09/10/2020 ora 12:41 nga Useri FazliuF – i cili User është pjesë e Kërkesës sonë të datës 28.01.2020 është aktiv, por që nga muaji mars nuk e ushtron këtë detyrë sepse është transferuar në NJRPSH-Mitrovicë”, thuhet në e-mail-in e Zyrtarit Kryesor të Financave të bërë më 10 tetor, vetëm një ditë pas avullimit të 2 milionë eurove.

Në fund të njoftimit që ua çon zyrtarëve të Ministrisë, i njëjti i pyet nëse duhet të pres përgjigjen nga ata, apo lëndën ta dërgojë tek organet e rendit?

Nëntë ditë më pas, më 19 nëntor, Zyrtari Kryesor i Financave, ka kërkuar që të bllokohen Userat prej nga janë kryer transaksionet e datës 9 tetor.

“Ju lutem me urgjenc bllokoni userat BSelmani dhe FazliuF, poashtu së bashku të fillojmë për hulumtimin e këtij rasti për ta sqaruar më tutje”, thuhet në e-mailin e datës 19 tetor.

Insajderi e ka pyetur ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashin dhe sekretarin e ministrisë, Izedin Bytyqi, pse këta user-a nuk janë mbyllur me kohë, por pas nëntë ditësh dhe për atë se a janë të sigurt se nga të njëjtët nuk janë kryer edhe transaksione të tjera, por që të dy nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Nuk është Rama, s’ka vaksina; vjen Rama, vijnë vaksinat

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi herët në mëngjes, gjatë një diskutimi në parlament, se në mbrëmje do të mbërrinin 15,210 doza...

Kosovë/ Një polic i vrarë, dyshohet për vetëvrasje

Një polic është gjendur pa shenja jete në Pejë, përgjatë ditës së hënë në orën 16:20.Bëhet me dije se personi në fjalë...

Eshtë një kategori njerëzish që mund të ketë nevojë për një dozë të tretë të vaksinës anti-COVID

Sipas një studimi të fundit nga specialistët e shëndetit, personat që janë mbipeshë prodhojnë rreth gjysmën e antitrupave që prodhojnë personat em...