Ministri serb: Themelet e Serbisë janë në Gazimestan

Kosova

Ministri i Punëve të jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, i ka uruar serbët për festën e njohur si Vidovdan, e cila përkon me përvjetorin e humbjes së Betejës së Kosovës.

Selakoviq ka thënë se “Serbia dhe populli serb po përballen me të ardhmen, por që ata kanë baza në të kaluarën mbi të cilat qëndrojnë fort dhe me krenari”.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Njëkohësisht ministri serb ka publikuar edhe një foto të monumentit të Gazimestanit i cili gjendet afër Obliqit.

“Këto themele janë në Gazimestan dhe në secilin prej nesh, dhe mbi to ndërtimi i shtetit tonë mbetet i përjetshëm dhe i pathyeshëm. Për Serbinë ne ishim në gjendje të luftonim dhe të vdisnim, dhe falë sakrificës së paraardhësve të lavdishëm sot kemi mundësinë për të jetuar, punuar dhe bëjeni atë për të gjithë”, ka shkruar ai në Instagram.

Çdo 28 qershor serbët nga Kosova e të ardhur nga Serbia, e shënojnë Betejën e humbur të Kosovës me ritet e tyre fetare të festës së Vidovdanit.

Festa e Vidovdanit, që për serbët do të thotë pasqyrim i popullit serb dhe dëshmi e asaj se kush çka ka qenë. Në këtë ceremoni përkujtohet princi serb Car Llazari, që kishte vdekur në Betejën e Kosovë 632 vite më parë.