Ballina Lajme Kosova Ministri Reçica jep një lajm të mirë për përfituesit e skemave pensionale

Ministri Reçica jep një lajm të mirë për përfituesit e skemave pensionale

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka dhënë një lajm të mirë për përfituesit e asistencës sociale.

Ministri Skender Reçica me anë të një postimi në Facebook ka thënë se me vendimin e sotëm janë dyfishuar asistencat sociale për muajt janar, shkurt dhe mars.
“Gjithashtu për muajët janar, shkurt dhe mars kemi marrë vendim për rritjen e të gjitha pensioneve në vlerë prej 30 euro për secilin përfitues të skemave pensionale dhe beneficioneve të cilët përfitojnë shumën deri në 100 euro”, ka thënë Reçica.

Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë, pensionistë dhe përfitues të asistencës sociale

Sapo miratuam vendimin për dyfishimin e asistencës sociale për të gjithë përfituesit e asistencës sociale për muajët janar, shkurt dhe mars.
Gjithashtu për muajët janar, shkurt dhe mars kemi marrë vendim për rritjen e të gjitha pensioneve në vlerë prej 30 euro për secilin përfitues të skemave pensionale dhe beneficioneve të cilët përfitojnë shumën deri në 100 euro.
Kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë nuk do i lihen mëshirës por me përkushtim dhe angazhim do të punoj pareshtur për të përmbushur obligimin tonë në shërbim të qytetarëve.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Ojq “Vizioni” dhuroi uniformat për Sh.M. “Sezai Surroi” Bujanoc

Sot në shkollën e mesme " Sezai Surroi " dhuruam uniformat për nxënësit e drejtimit të mjeksisë.Bashkarisht me kryetarin e KKSH z.Ragmi...

Të gjithë e shijojmë dhe na pëlqen aroma, por me siguri nuk i dinit këto 6 ‘sekrete’ të kafes turke

Të gjithëve na ndodh që dita jonë të nisë me konsumimin e një kafeje në mëngjes, kjo ndoshta na hap sytë dhe...

Ditë zie për Flori Mumajesin

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi ka humbur sot personin më të dashur të familjes, nënën e tij. Lajmi është bërë i ditur...

Akademia e Shkencave të Shqipërisë vjen me tri vepra madhore albanologjike

Akademia e Shkencave e Shqipërisë po vijon punën për hartimin e tri veprave madhore albanologjike: Enciklopedia shqiptare, Fjalori i madh i shqipes...