Ballina Lajme Shqipëri Ministri Çuçi: Fermerët dhe veterinerët nuk pengohen të punojnë. Vijon eksporti i...

Ministri Çuçi: Fermerët dhe veterinerët nuk pengohen të punojnë. Vijon eksporti i produkteve bujqësore

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi sqaron se fermerët dhe blegtorët nuk ndalohen të vijojnë aktivitetin e tyre teksa i gjithë vendi është në kushtet e karantinës. Në një intervistë për Top Channel ai tha nga masat kufizuese të ndërmarra deri më tani s’ka pengesa për sektorin bujqësor.

“Në asnjë nga urdhërat e nxjerrë qoftë nga ministrja përgjegjëse për këtë situatë apo nga Ministri i Brendshëm, nuk ka asnjë rresht ku të shkruhet që ndalohet çdo lloj veprimtarie që lidhet me prodhimin bujqësor, me shpërndarjen etj”, tha ministri Çuçi.

Sa i përket veterinërëve, ministri shpjegon se as për ta nuk ka pengësë në lëvizje. Për raste të jashtëzakonshme tha ai, veterinerët pajisen me një vërtetim për të shkuar tek fermerët që kanë nevojë emergjente. Deri më tani s’ka pasur asnjë problem.

Lidhur me eksportin e produkteve bujqësor, ministri u shpreh se për momentin nuk ka pengesa me disa përjashtime sporadike në momentet e para të karantinimit.

“Për transportin ka pasur probleme sporadike në fillim, por deri më tani të paktën, sepse askush nuk e di sa do të zgjasë kjo situatë me masa drastike karantinimi, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, eksporti i produkteve bujqësore vijon normalisht”, theksoi ministri Çuçi.
Në vijim të intervistës ai shtoi se s’ka pengesa as punëtorët nëpër ferma apo serra.

“Urdhërat e nxjerrë nuk e pengojnë këtë kategori që të shkojnë të punojnë në ferma dhe serra. Për këta punonjës s’ka kufizim karantinimi brenda orareve. Është porositur edhe Policia e Shtetit që për këtë kategori të mos kenë pengesa”, u shpreh Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Publikohet fotografi e rrallë e Adem Jasharit me shokët në shkollë

Ramadan Kaqkini është njëri ndër shokët dhe bashkëmoshatarët e Adem Jasharit. Shoqëria e tij me komandantin legjendar filloi në vitin 1972 atëherë...

Adem Jashari, simboli i pavarësisë së Kosovës

Në përleshjet që vazhduan deri më 7 mars, forcat serbe masakruan mbi 50 anëtarë të familjes Jashari dhe mysafirët e tyre, në...

Barku i fryrë dhe i fortë: Të gjitha shkaqet, simptomat dhe si ta parandaloni atë

Nuk është gjithmonë e lehtë të bësh një diagnozë nëse nuk shoqërohet me simptoma të tjera dhe ekziston një tendencë për ta...

14 komuna në zonë të kuqe në situatën me COVID-19

Gjithsej 14 komuna bëjnë pjesë në zonën e kuqe sipas kategorizimit të ri nga Ministria e Shëndetësisë.Nga sot e deri më 12...