Miku tallet me Robert Berishën: Për 1 orë do dalësh nga konvikti

Showbiz

Këngëtari Robert Berisha po qëndron i izoluar në një konvikt të Prishtinës që prej datës 19 mars.

Ai u kthye nga një udhëtim në Amerikë dhe autoritetet kosovare kanë marrë masat që të mësojnë nëse është infektuar.

Gjatë këtyre ditëve, këngëtari ka treguar se kushtet nuk janë të mirë dhe ndjen mall për familjen e tij.

Për këtë arsye miku i tij ka përfituar që ti bëjë një lojë sot për 1 prill. Ai e ka telefonuar duke i thënë se për një orë do të largohet.

Roberti i entuziazmuar e mori seriozisht këtë lajm, por rezultoi i pavërtetë. Ndonëse janë plotësuar 14 ditët e izolimit, nuk dihet kur do të dalë Roberti nga karantina.