Ballina Lajme Shqipëri Meta pret në takim ambasadorin e Norvegjisë: Të forcojmë marrdhëniet dypalëshe në...

Meta pret në takim ambasadorin e Norvegjisë: Të forcojmë marrdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat



Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim pune Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Norvegjisë në Shqipëri, rezident në Prishtinë, Jens Erik Grondahl.

Kreu i Shtetit, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë dhe politikën e saj inkurajuese ndaj afrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

“Marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve në planin politik, veçanërisht konkretizimi i tyre i suksesshëm në planin ekonomik, mbeten model dhe nxitje për të shtuar përpjekjet tona në shfrytëzimin e mundësive dypalëshe edhe në fusha të tjera, si bujqësi, turizëm, infrastrukturë, tregëti dhe arsim”, – nënvizoi Meta.

Kreu i Shtetit e falënderoi Ambasadorin e Norvegjisë për ndihmën vyer të vendit të tij për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

E rëndë/ Vdes minatori 49-vjeçar në Bulqizë, mbeti i bllokuar nëntokë (Emri)

Një minator ka ndërruar jetë sot në Bulqizë. Raportohet se ai u bllokua në thellësi të galerisë, duke mbetur në nëntokë.Viktima është...

Arrestime në disa komuna, Policia sekuestron çanta me para

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda sot ka zhvilluar aksione në Prishtinë, Istog, Lipjan, Podujevë, Gjilan.Pas aksionit të sotëm...

Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën: Pavarësia është e pakthyeshme

Me 50 vota për, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar raportin për Kosovën...

Konkurs pune në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” Preshevë

Konkurs pune në Shtëpinë e Kulturës "Abdulla Krashnica" Preshevë. Komuna e Preshevës - Shtëpia e Kulturës "Abdulla Krashnica" Preshevë...