Messi pranon të mbetet te Barcelona, por ka tri kërkesa për ta vazhduar kontratën

Sport


Lionel Messi është futur në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën dhe në verë mund të largohet si futbollist i lirë nga Camp Nou.
Por me ardhjen në krye të klubit të presidentit Joan Laporta gjërat kanë ndryshuar për së miri dhe Messi po mendon qëndrimin në klub.

33-vjeçari duket se ka vendosur të vazhdojë kontratën edhe për tri vite të tjera, por që ka tri kërkesa që duhet plotësuar nga klubi për ta bërë një gjë të tillë.
Kërkesa e parë ka të bëjë me përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.

Messi ka kërkuar nënshkrime të rëndësishme nga klubi në mënyrë që të ndërtojë një skuadër kompakte edhe në Ligën e Kampionëve.
Mbrojtësi i talentuar, Eric Garcia në një transferim falas do të përmbushte këto kritere, sipas raportit, ashtu si edhe ardhja e Erling Haaland. Messi beson se një nënshkrim i “çmendur” si ai i Haalandit ose Lautaro Martinez është thelbësor nëse klubi do të dominojë përsëri Evropën.

Kapiteni i Barcelonës kërkesën e dytë ndaj klubit e ka që të vazhdojnë të besojnë tek të rinjtë, pasi ai ka krijuar një marëdhënie të jashtëzakonshme me lojtarët si Pedri, Ansu Fati apo Ilaix Moriba dhe dëshiron që klubi të vazhdon t’iu besoj të rinjve nga La Masia.
Ndërkohë kërkesa e tretë e tij është që të ketë një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi me presidentin Joan Laportën dhe sekretarin teknik Ramon Planes. Messi tashmë gëzon një marrëdhënie të hapur me Ronald Koeman dhe dëshiron që kjo të shtrihet edhe tek shefat e klubit.

Barcelona është gati t’ia plotësojë këto kërkesa dhe zyrtarizimi i qëndrimit të Messit në Camp Nou po duket çështje ditësh. /Telegrafi/